Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POMPOZITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr., keq. 1. Të qenët pompoz. Pompozitet i madh. I dhanë pompozitet.
2. Diçka që bëhet për dukje a për bujë; sjellje, veprime a veprimtari pompoze. S’duhen pompozitetet.
✱Sin.: bujë, zhurmë, zbukurim, stërhollim, mburrje, fryrje.
RETORÍK/Ë,~A f., libr. 1. Tërësi rregullash e parimesh që përbëjnë artin e të folurit bukur e në mënyrë bindëse dhe sidomos për të ndikuar te njerëzit me anë të fjalës; mjeshtëria e gojëtarisë. Rregullat (parimet) e retorikës. Libri i retorikës. Studimi i retorikës.
2. fig., keq. Përdorimi në të shkruar a në të folur i një stili të fryrë me fjalë e shprehje të mëdha e të bukura, me figura të tepruara, por pa përmbajtje të thellë, retorizëm. Fjalim politik plot me retorikë nacionaliste.
✱Sin.: gojëtari, oratori, emfazë, patos, pompozitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë