Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARSÍM,~I m. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem dhe sipas një programi në shkolla e në kurse të caktuara dhe përfshin disa nivele e lloje (arsim fillor, arsim i mesëm, arsim i lartë, arsim profesional etj.); procesi i mësimit dhe i zhvillimit të aftësive, të njohurive dhe të vlerave përmes metodave të ndryshme, si mësimdhënie, trajnim, kërkim dhe përvojë e praktikë; arsimim. Arsimi kombëtar. Arsimi i përgjithshëm (profesional, politeknik, mjekësor, teknologjik etj.). Arsimi parashkollor. Arsimi fillor. Arsimi nëntëvjeçar (i ulët, i lartë). Arsimi falas. Arsimi me (pa) shkëputje nga puna. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Seksioni i arsimit. Inspektorati i arsimit. U jap arsim. Marr arsim plotësues. Ka kryer arsimin përkatës. Investim në arsim.
✱Sin.: arsimim, mësim, edukim, diturim, mësimdhënie, mësimnxënie.
POLITEKNÍK,~E mb. 1. Që përgatit nxënës e studentë me njohuri teorike e praktike për degë të ndryshme të shkencës, të teknikës e të prodhimit. Universiteti politeknik.
2. Që synon t’u japë të rinjve njohuri të shumanshme për teknikën. Arsim politeknik.
3. Që është pajisur me kulturë të përgjithshme dhe me njohuri të shumanshme teknike; që zotëron shumë mjeshtëri. Njeri (punëtor) politeknik.
4. Që përfshin termat kryesorë të disa fushave të shkencave teknike e të prodhimit. Fjalor politeknik.
►POLITEKNIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr karakter politeknik, ndryshon në përputhje me detyrën që të përgatitë nxënës e studentë politeknikë. Politeknizohet shkolla (arsimi, mësimi).
2. pës. e POLITEKNIZÓJ.
POLITEKNIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj politeknik, i jap karakter politeknik. Politeknizojnë shkollën (arsimin, mësimin).
PROFÍL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamja e fytyrës së një njeriu kur shikohet brinjazi; pamje anësore e një sendi. Duket në profil. E fotografoi në profil. Rri në profit rri në një mënyrë të tillë që dikush ta shohë brinjazi.
2. spec. Paraqitja e një sipërfaqeje, e një sendi etj. në rrafshin pingul; prerje pingule e një sipërfaqeje, e një sendi etj. Profili i ndërtesës (arkit.). Profili i autostradës (i hekurudhës) (ndërt.). Profilet e tokës (gjeogr.). Tokë me profil të cekët (gjeogr.). Profili i lumit (gjeogr.) përvijimi i formës si një lugine lumore. Profil gjatësor (gjeogr.) Gjendja e pjerrësisë së shtratit të një rrjedhjeje ujore. Profil tërthor (gjeogr.). Morfologjia e një zone të caktuar, e një lugine etj.
3. fig., libr. Drejtimi kryesor i veprimtarisë së dikujt; tërësia e tipareve themelore të diçkaje. Profili krijues i një shkrimtari. Profili kombëtar i letërsisë. Universitet me profil bujqësor (me profil politeknik).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë