Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DRAMATIZÚAR (i, e) mb. 1. let. I përpunuar dhe i përshtatur për t’u vënë në skenë. Vepër tregimtare e dramatizuar. Meditim i dramatizuar poetikisht.
2. libr. Që është paraqitur me tone dramatike, të rënda, prekëse a tronditëse. Gjendje (ngjarje) e dramatizuar.
POETIKÍSHT ndajf. Në mënyrë poetike. Poetikisht e arrirë.
SENDËRTÚAR (i, e) mb. Që është sendërtuar. Frymëzim i sendërtuar poetikisht. Interesat e tyre i quajnë të sendërtuara. Vetëvendosjen e kemi shpallur të sendërtuar.
✱Sin.: i përmbushur, i plotësuar, i zbatuar, i konkretizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë