Fjalori

Rezultate në përkufizime për “podium”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËRRASIM

DËRRASÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dërrasoj diçka; shtrim me dërrasa. Dërrasimi i dhomës.
2. Vend i ngritur me dërrasa për folësin; podium.

ESTRADË

ESTRÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjini e vogël e artit skenik me skeçe, parodi, këngë; shfaqje argëtuese me këto pjesë. Teatri i estradës. Shfaqje estrade. Numër estrade. Aktor (këngëtar) estrade. Personazhi komik më i përhapurestrada.
2. Trupamerret me këtë lloj arti. Estradë profesioniste (amatore). Salla e estradës. Punojestradë.
3. fig. Ndodhi a dukurishkaktonqeshura. Fantazi estradash. Parlamenti nuk është vend për estradë. Meraku për të shmangur estradat.
4. Podium. Në një estradë druri dy të rinj u binin fizarmonikave. Zbres nga estrada.

FOLTORE

FOLTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend më i ngritur në një sallë a diku tjetër, me një tryezëposaçme prej nga flet ligjëruesi, folësi etj.; katedër; podium. Foltorja e Kuvendit. Mikrofoni i foltores.
Sin.: katedër, podium.

PODIUM

PODIÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i ngritur si skenë në një shesh a në një sallë, ku mundjepen shfaqje përpara shumë njerëzve. Japin shfaqjepodium.
2. Vend i ngritur në një kënd sportiv a në një stadium, ku hipin sportistët fitues. Podium i lartë. Hipi (u ngjit) në podium.
Sin.: platformë, tribunë.

PËRSHËNDETËS

PËRSHËNDÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që përshëndet një grup njerëzish, një veprimtari etj. me rastin e një feste, të një arritjeje në punë etj. podium u ngjitën njëri pas tjetrit përshëndetësit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.