Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTINATYRALÍZ/ËM,~MI m., filoz. 1. Rrymë, ideologji, qëndrim apo mendim që kundërshton natyralizmin, në kuptimet e tij: filozofik, letrar ose shkencor; të qenët kundërshtar i botëkuptimit filozofik natyralist; kund. natyralizëm. Antinatyralizmi metafizik. Antinatyralizmi monist (pluralist). Antinatyralizmi në filozofinë e shkencës.
2. fet. Mendimi ose ideja që vlerat morale nuk burojnë nga natyra, por nga arsyeja, nga shpirti, nga Zoti ose nga norma të pavarura. Antinatyralizmi (etik, teologjik etj.).
3. let. Të qenët kundër natyralizmit në letërsi dhe në arte, kundërshtar i drejtimit letrar-artistik, i cili paraqet natyrën dhe njeriun në mënyrë objektive, reale, të drejtpërdrejtë. Kritika e antinatyralizmit. Parimet e antinatyralizmit. Manifesti i antinatyralizmit.
ENVERÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ndjek dhe vlerëson veprimtarinë e Enver Hoxhës. Enveristët e Shkollës së Bashkuar. Enveristi i shndërruar në pluralist. Ndëshkimi i munguar për enveristin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë