Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALLAMÍSHT/Ë,~A f. sh.~A, ~AT 1. Kërcelli pa gjethe i drithërave (i misrit, i grurit etj.); kashtë drithërash.
2. Pjesa e kërcellit të këtyre drithërave që mbetet në arë pas korrjes; hamullore. Pastroj arën nga kallamishtat.
3. bot. (lat. Arundinaria gigentea) Kallam.
4. Kaçamol.
5. Arë hamullore e palëruar bashkë me këto pjesë të kërcellit të këtyre drithërave; misërishtë. Plugoj (lëroj) kallamishtën.
6. Vend moçalor me kallama etj. Kalonte (fshihej) nëpër kallamishtë.
✱Sin.: misërishtë, tallë, hamullore, kaçamol.
LËVR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. bujq., kal. dhe jokal. Punoj tokën për ta mbjellë, lëroj. Lëvrojnë tokat. Po lëvronte në are. Lëvronin me qe. Lëvrojnë me traktor.
2. kal. Kreh leshin në krehër. Lëvrojnë leshin.
3. kal. Bëj kërkime e studime të zellshme e frytdhënëse në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës, e përpunoj një fushë të tillë a një çështje të caktuar në këtë fushë, e thelloj njohjen e saj, e zhvilloj dhe e shpie përpara; krijoj diçka me vlerë në fushën e letërsisë, të artit e të shkencës. Kanë lëvruar gjuhën shqipe. Lëvruan poezinë. Po lëvrojnë tema të reja në letërsi.
✱Sin.: punoj, lëroj, plugoj, brazdoj, aratoj, kreh, kërkoj, hulumtoj, studioj, krijoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë