Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Lëvrim, plugim dhe kultivim i tokës, i arës, i fushës. Aratim i thellë (i cekët). Aratim i arës. Aratimi i kopshtit.
2. fig. Lëvrimi a zhvillimi i një fushe të dijes a i një fushe të arteve etj. Aratimi i gjuhës shqipe. Aratimi i letërsisë romantike.
✱Sin.: aratisje, lëvrim, lërim, kultivim, zhvillim.
HÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka të bëjë me fillimin e një kohe a një periudhe historike, me lashtësinë a me një periudhë shumë të largët, i lashtë, i moçëm; që ka qenë shumë kohë më parë, që ka ndodhur në të kaluarën e largët; i dikurshëm. Mesjeta e hershme. Ngjarje (ndodhi) e hershme. Njerëzit e hershëm. Qytetërimi i hershëm. Kultura e hershme. Këngë e hershme. Që në kohë të hershme. Mbledhësit e hershëm të folklorit shqiptar. Zakon i hershëm. Kala e hershme. Monedhë (qeramikë) e hershme. I një tradite të hershme. Veshje e hershme. Vepra të hershme.
2. Që u takon ditëve të para të një stine, të një moshe etj. Ngricat e hershme të dimrit. Në djalërinë e hershme.
3. Që fillon a vjen më përpara se zakonisht; që bëhet më përpara se zakonisht për një punë; që fillon herët; kund. i vonë. Pranverë (vjeshtë) e hershme. Dimër i hershëm. Ngricat e hershme të dimrit. Plugim i hershëm. Mbjellje e hershme. Në djalërinë e hershme. Është mëngjesi i hershëm.
4. bujq. Që rritet e zhvillohet në një kohë të shkurtër dhe përpara llojeve të tjera, që bëhet a mbillet herët, që jep prodhim a që piqet më parë se llojet e tjera (për pemët e perimet); kund. i vonë. Misër (grurë, oriz) i hershëm. Perime (domate, patate) të hershme. Fik i hershëm. Dardhë e hershme. Farishte të hershme. Fidanë të hershëm.
✱Sin.: i herët, i shpejtë, i mëparshëm, i lashtë, i moçëm, i vjetër, i thellë, herak, i parë, i dikurshëm.
PLU/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Vegël bujqësore prej hekuri, me plor të madh e të gjerë, që tërhiqet me traktor, me kuaj a me qe për të lëruar tokën ose për të hapur vija kulluese. Plug fushor (kodrinor, malor). I shkoi plugun.
2. Pjesë e parë emërtimeve për disa lloje plugjesh: Plug i lehtë plug për punime të cekëta. Plug i rëndë plug për punime të thella. Plug mbathës plug që përdoret për të mbathur bimët. Plug shkulës plug që përdoret për të shkulur rrënjë bimësh. Plug urith plug që përdoret për drenimet. Plug pa veshë. Plug gërmues. Plug disk. Plug i varur. Plug me paraplor. Plug shumëplorësh. Plug pemëtoresh. Plug për kalë. Plug thellues. Plug turjelë.
3. bised. Lërim, plugim. Plugu i parë (i dytë). Plugu i janarit është vlagë e beharit. (fj. u.).
4. Sasi dheu aq sa ngre kjo vegël në një hulli. Një plug dhe.
5. I trashë nga trutë. Është plug fare nga mendja!
✱Sin.: damalug, plugim, lërim, lëvrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë