Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NË́NTË num. 1. Numri që vjen menjëherë pas tetës, që shënon një sasi të barabartë me tetë edhe një. Nëntë veta. Nëntë herë. Nëntë orë (ditë, javë, muaj, vjet). Në orën nëntë. Nëntë të dhjetat. Tre shumëzim për tre bëjnë nëntë. E ndaj në nëntë pjesë. I plotpjesëtueshëm me nëntë.
2. përmb. NË́NTË (të) m. dhe NË́NTA (të) f. Nëntë së bashku a menjëherë. Dolën të nëntë lojtarët. I vuri të nënta.
3. si mb. I nëntë. Dhoma (salla) nëntë. Kabina nëntë. Hyrja nëntë.
PAPLOTPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. Që nuk është i plotpjesëtueshëm; që nuk plotpjesëtohet; kund. i plotpjesëtueshëm. Numra të paplotëpjesëtueshëm.
PJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ndahet në pjesë, që mund të pjesëtohet, i ndashëm.
✱Sin.: i ndashëm, i përpjesëtueshëm, i plotpjesëtueshëm.
PLOTPJESËTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i plotpjesëtueshëm. Plotpjesëtueshmëria me 2, 4, 5 dhe me 10.
PLOTPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. Që mund të pjesëtohet me një numër tjetër pa lënë mbetje. Numër i plotpjesëtueshëm me nëntë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë