Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plotpërplot”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PLOT

PLOT ndajf. 1. Mbushur aq sa nxë, deribuzë; aq sa merr, pa asnjë vendpazënë ose hapësirëzbrazët (për enët, hapësirat etj.), mbushur; kund. bosh; zbrazët. Me gojën plot. Me xhepat plot. E mbushi gotën plot. Dhoma (auditori salla) ishte plot. E mbushi koshin plot me rrush. Është plot, s’nxë më. Plot e përplot. Plot e për majë. Agonia e luleve të saksisë e mbush dhomën plot me aromë! (fj. u.)
2. Me shumë njerëz, kafshë a sende, mbushur. Oborri ishte plot me njerëz. Kopshti ishte plot me lule. Molla ishte plot me kokrra. Vendi ishte plot me ujë (me baltë, me moçale, me drurë, me gurë).
3. Shumë, sa të duash; mjaft. Ka plot. Kishin ardhur plot. U bëmë plot. Vajtën plot.
4. Me të gjitha, pa i munguar asgjë. Tryeza ishte plot. E ka shtëpinë plot.
5. Me pamjeplotë, duke e parëtërë. Është hëna plot është hënë e plotë. S’e shoh plot. Duket plot.
6. bised. shenjë; me sukses, duke arritur qëllimin, jo kot; kund. bosh. Shtiu (qëlloi) plot. Më doli rruga plot.
Sin.: përplot, plotpërplot, plotësisht, fytas, krejt, rrafsh, grykas, grykazi, fytthi, cit, citë, brus, rrësk, rrumbull, krrëk, rrumbullak, brumbull, gargull, gic, deng, dengëza, vica, shaz, krejtësisht, prush, greth, kërpicë, kapicë, lëmë, plis, pitër, mizëri, mizë, rrungajë, det, shumë, gjithë, plym, mbushur, prerë, pjergull, rraxhë, gërmajë, grumbull, dyst.
Me *barkun plot. *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. Me *duar plot. E ka hambarin plot (dikush) nuk vuan për asgjë, i ka gjithëmirat; kund. e ka hambarin dërrasë (dikush). E ka kokën (kryet) plot (dikush). 1. Është i ditur e i mësuar; është i mençur; kund. e ka kokën (kryet) bosh. 2. Është i bindur plotësisht për diçka; e ka mendjen top. E kam syrin plot jam i kënaqur plotësisht me diçka; i kamgjitha, jam i ngopur me gjithçka; m’u ngop syri. E kam zemrën plot jam shumë i kënaqur e i lumtur, jam shumë i gëzuar, se kam gjithçka, kam gjithë ata që i dua e ashtu si i dua; e kam zemrënngrohtë. E ka xhepin (qesen, kuletën) plot (dikush) ka shumë para; ështëgjendjemirë ekonomike; e ka xhepin (qesen) të ngrohtë. Ma mbushi *zemrën (shpirtin) (plot) (dikush a diçka). M’u mbush *zemra (shpirti) (plot). Me plot *gojën. Me plot *zemrën. *Syri plot e dora thatë. E shikon me syrin plot (dikë a diçka) ka lakmi për dikë a për diçka, e lakmon; e heton mirë për të nxjerrë diçka për vete. *Urtë e butë e plot tiganin (dikush) iron. Me *zemrën (me shpirtin) plot.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.