Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plotgojë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DJALL

DJA/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. fet., mit. Qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punëliga; shpirti i keq, e keqja, e liga; dreqi; kund. shenjt. I trembnin me djallin. Djalli s’ka dele dhe shet lesh thuhet për dikëështë shumë i djallëzuar. Djalli e solli, nëma e mori. (fj. u.). Djalli (dreqi) nuk është aq i zi sa e bëjnë (sa duket). (fj. u.). Të ligun s’e nget as djalli. (fj. u). Të lë djallibësh pashkë. (fj. u).
2. fig., bised., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira, dikush që e ka dreqin (djallin, të paudhin) në bark; dreq. Është djall. S’të ndihmon ai djall. gjithë djajtë ngjajnë. (fj. u.).
3. bised., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhegjendjevështira; njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; dreq. Ishte djalli vetë. Është i mirë, djalli! I vjen ndoresh për të gjitha djallit. - Ç’je një djall ti!
4. bised. (me përemrin pyetës ç’ dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?) Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. - Ç’djall kërkon? - Ç’djall e pruri? (e solli?) ku e gjeti kohën tanierdhi? - Ç’djall e shtyurrinte (të shkonte, ta bënte, të fliste...)?
Sin.: shejtan, dreq, demon, i mallkuar, qoftëlarg, largnesh, largkëtej, lanet, i paudhë, i paqenë, i papjesë, i paemër, mospastëpjesë, i padukur, i pagojë, plotgojë, hajujk, punëkeq, tartakut, brijanac.
*Avokat i djallit. U për djall (për dreq) (dikush a diçka) u keq e më keq; u prish fare, u djallos; u për lumë. E çoidjall (në dreq) keq. bised. 1. (diçka). E flaku tej, se nuk vlente a s’mundpërdorej më. 2. (dikë). E dërgoi shumë larg dikë, e dërgoi në një vend ku njeriu vuan e heq; e çoi prapa diellit. S’i di djalli (dreqi) përrenjtë iron. thuhet për dikëpërpiqetshtiret sikur nuk di gjë për diçka. Djalli (dreqi) me të birin bised. gjithë pa dallim, edhe ata që s’duhen; të mirë e të ligj. Djall (dreq, shejtan) me brirë njeri kokëfortë; njeri shumë i keq e shumë i djallëzuar. Djalli (dreqi) e di (e merr vesh)! bised. s’e kupton askush ç’është a ç’po ndodh, s’merret vesh fare; tartari e merr vesh! Një djall (një dreq) e gjysmë bised. shumë; mjaft shtrenjtë. Ç’djallin (*dreqin) ke? keq. Djall o punë! bised. përdoret si pasthirrmë për të shprehur zemërim, pakënaqësi etj. (Ikën, ruhet) si djalli (si shejtani) nga temjani (dikush) ikën menjëherë e me frikë nga diçka e keqe, largohet shpejt e shpejt i trembur; i ruhet e i shmanget me çdo kusht dikujt a diçkaje, ia ka shumë drojen. *Dredha e djallit keq. I fryn djalli (shejtani) në *vesh (dikujt). I hipën (i kërcyen) djajtë (dreqrit) (dikujt) u zemërua keq, u egërsua shumë, u tërbua nga inati; i hipën (i kërcyen) kacabunjtë. I ka hyrë djalli (dreqi) në bark (dikujt). 1. Është bërë zemërlig, smirëzi e keqdashës; nuk do t’i shohëtjerët mirë, u dëshironkeqentjerëve; është shumë i djallëzuar; është tërbuar nga inati; ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush). 2. I ka hyrë lakmi e madhe për pasuri etj. I kalli (i futi) djallin (dreqin) (dikujt a diçkaje) bised. e la e nuk e çaukokën për dikë a për diçka, nuk do t’ia dijë më e nuk pyet fare për të; e braktisi; nuk çau kokën (dikush); i kalli ujkun; i kalli bretkun; i kalli (i futi) murtajën; i kalli (i futi) flamën. Ç’djallin (*dreqin) ke? bised. Ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush) shih i ka hyrë djalli (dreqi) në bark (dikujt). Ka djallin me vete (dikush) keq. është shumë dinak, është i djallëzuar e hileqar; i punon mendja gjithmonë për keq; ka djallin (dreqin, të paudhin) në bark; ka dhelprënbark; ka shejtaninbark. E mori (e hëngri) djalli (*dreqi) (dikë a diçka) bised. marrtë djalli (dreqi)! mallk. e pësofsh!, shkofsh keq e më keq! E mori (e hëngri) djalli (*dreqi) (dikë a diçka) bised. polli djalli (dreqi) bised.dolën telashe e vështirësipaparashikuara, më dolën ngatërresamëdha; më ndezi; gjeta belanë. shtiu djajtë (dreqërit) (dikush) bised. egërsoi shumë, më zemëroi keq; më tërboi; ngriti nervat. Shtie (fut) djallin (*shejtanin) në shishe (dikush) shaka. Vajti (shkoi) në djall (në dreq) (dikush) keq. 1. Vajti shumë larg, u zhduk e s’e shohim më; vajti (shkoi) prapa diellit. 2. E pësoi shumë keq; u keqësua fare. 3. (diçka). U prish fare, u shkatërrua sa më s’ndreqet; vajti (shkoi) në dreq. djall (në dreq) të vejë (të shkojë)! mallk. prapa diellit vaftë!, mos ia pafsha sytë!; prapa diellitvejë! dhe djallin për *veshi (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.