Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plotësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CA

CAII ndajf. 1. Në një fare sasie ose shkalle, jo aq pak; një kohë jo shumëgjatë; diçka, pak. Edhe ca. Ca e vështirë. Ca i madh. Ca i vogël. Ca si tepër. Fjeti ca. U lodhëm ca. Hëngri ca. Punoi (pushoi) ca. Rron (mban, qëndron) edhe ca. Priti ca. Zbutet ca. Eja ca. Pas ca.
2. Edhe pak, akoma (me mbiemra e ndajfoljeshkallës krahasore). Ca më i ri (më i madh, më i vogël, më i gjatë, më i lartë, më i fortë). Ca më mirë (më shumë, më tepër). Ca më tutje (më larg, më tej, më thellë). Ca më vonë (më pas).
3. Në një farë shkalle, pjesërisht, pak (përdoretkrye të një fjalievarur shkakore ose të një plotësi shkaku, për të theksuar shkakun, i cili sjell një pasojë). Ca nga mungesa e vëmendjes, ca nga shpejtësia, aksidenti u i pashmangshëm.
4. si pj. Përdoret përpara emrit të një frymori ose të një sendi, kur folësi shpreh një fare habie, admirimi a përçmimi ose kur atij i duket se dikush a diçka ngjan me një tjetër. Kishte ca dhëmbëbardhë si rruaza.
Sin.: pak, pjesërisht.
Ca e ca disa njerëzpanjohur ose që nuk është e nevojshme ta themi cilët janë; dikush. Ca nga ca pak e nga pak, pjesë-pjesë; dalëngadalë; diçkatepër, edhe pak mbi atë sasi; edhe disatjerë përveç atyre (pas një numërori). Ca pa ca pak nga pak, jo të gjitha menjëherë. *Ulu ca!

CILËSI

CILËSÍ,~A f. sh. ~, ~ 1. Veti thelbësore, tipar i veçantë i brendshëm (zakonisht veti e mirë, tipar pozitiv), që e dallon një send ose një frymor nga sendet ose nga frymorët e tjerë dhe që na jep mundësi ta njohim e ta vlerësojmë. Cilësimira (të rralla). Cilësilarta. Cilësitë kryesore. Cilësitë e përbashkëta. Cilësiveçanta. Cilësi fizike. Cilësitë racore. Cilësitë e njeriut. Cilësitë e tokës. Cilësitë e rrushit. Plotësi i cilësisë. gjuh. Fitoj një cilësi të re. Ka cilësitë e duhura. Humbet cilësitë.
2. vet. nj. qenët i mirë e i dobishëm nga një anë e caktuar, shkalla e vlerës ose e dobisë që ka një send, një veprim etj.; të qenët ashtu si duhetjetë një send, një veprim etj.; shkallë pak a shumë e lartë e vlerave ose e dobisë së diçkaje. Cilësi e mirë (e keqe). Cilësi e lartë. Cilësia sportive. Cilësia e punës (e prodhimit, e punimeve). Cilësia e mësimit. Cilësia e dijeve (e njohurive). I cilësisëparë. Punë me cilësidobët. Në sasi dhecilësi. Treguesit e cilësisë. Kontrollues i cilësisë. Nga ana e cilësisë. Përmirësoj cilësinë. Luftoj për cilësi.
3. filoz. Tipari thelbësor ose tërësia e tipareve thelbësoretregojnë se ç’është një send, një dukuri a një proces dhe që e dallojnë atë nga një send, një dukuri a një proces tjetër; tërësia e tiparevepërbën të veçantën e një sendi, dukurie a procesi, që e bën atë të jetë ai ose ajoështë, të shquhet nga sendet, dukuritë e tjera dhelidhet me to. Cilësia dhe sasia. Kalimi (shndërrimi) i sasisëcilësi. Ndryshimecilësi.
4. drejt. Detyrë, rol a funksion, që merr një njeri, zakonisht për një kohë dhe për një rastcaktuar. cilësinë e paditësit.
5. sport. Ndryshimilojë ndërmjet lojtarëvetjerësjell epërsinë e vet. Kam një cilësi me tepër. Humbas një cilësi.
Sin.: veti, veçori, tipar, anë, test, dorë.

MBUSHULLI

MBUSHULLÍ,~A f. 1. Sasi e madhe, shumicë, buri. Gjithë ajo mbushulli mishrash e bakllavash. Mbushullia e pasurisë ishte e panumërueshme. Jetontembushullinë e gjithëmirave. Sjell një mbushulli falënderimesh.
2. fig. Diçkadikush e ka në shkallën më të plotëmundshme, ajodikush e ka me bollëk a me tepri, plotësi. Goja e tij flet nga mbushullia e zemrës. Shoh mbushullinë e gëzimit të saj.
Sin.: shumicë, bollëk, buri, tepri, plotësi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.