Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plot”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABUZ

ABÚZ,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Vendgropë me shkurre e drizadendura, ku mezi depërton drita e diellit; vend i përshtatshëm për t’u fshehur a për të zënë pusi; kullusmë. Abuz plot ferra. U fsheh (u fut) në një abuz. Rrinin abuzeve (nëpër abuze). Ra në abuz. Abuz i dendur.
Sin.: kullusmë, dendësirë.

AGZOTËS

AGZÓTËS,~I m. sh. ~, ~IT vjet. Vendi ku rri barutipushkë; bubëza e barutitpushkë. Në agzotësin e pushkës. Mbushe agzotësin plot!

AKACIE

AKÁCI/E,~A f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Robinia pseudocacia) Dru bishtajor i vendevengrohta, me lëvoreplasaritur, me gjemba, me gjethe vezakerenditura në të dy anët e një bishtigjatë dhebën lule zakonishtbardha, të grumbulluaravile e me erë të mirë; driza e butë, akacia e rreme, druri i shitimit, ferra e detit, ferrana e jashtme. Akacie e bardhë (e verdhë). Pyll akaciesh. Lule akacieje.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloj akaciesh: Akacia e Arabisë (lat. Acacia arabica) akacie me gjelbërimpërhershëm e tokavethata, me trungngjyrëkuqe kah ngjyra e kafenjtë në të errëtlëshon rrëshirë, me kurorërrumbullakosur, me gjethevoglagjelbra, me gjembabazë, me lule aromatikeverdha në të artë, që nxjerr si fryt një bishtajëbardhë, të përdredhur e të varur, druri i së cilës është përdorur për vepra arti, për mobilie; gomë arabike, gomë indiane, akacia egjiptiane, pikantja e zezë, akacia me gjemba. Akacia e argjendtë (lat. Acacia podalyriifolia) akacie me prejardhje nga Australia, që rritet shpejt dhe kultivohet si bimë zbukuruese etj., me lëvorelëmuarhirtë e me degëzamprehta leshtorembuluara me një shtresë pluhuribardhëimët, që lulëzon gjatë gjithë vitit me tufa luleartandritshme; akacia margaritar, gardh argjendi. Akacia e artë (lat. Acacia pycnantha) akacie me gjelbërimpërhershëm, me luleverdhandritshme, me bazëgjerë rrënjore që nuk lejon erozionin, ndaj mbillet edhebrigjet ranore, me lëvorenpasur me taninpërdoretmjekësi dheindustrinë farmaceutike. Akacia e bardhë (lat. Acacia decurrens, Mimosa decurrens) akacie me lëvorengjyrëkafenjtë, të zezë ose të hirtë, me skaje ndërnyjore, me degë kreshtore të larta, me gjethe jeshile në të errët, me tufa lulesh rruzullorearta e me fryt bishtajor me farëra ngjyrë kafeje. Akacia bregdetare (lat. Acacia sophorae) akacie e njohur si thurimë bregdetare zbukuruese, me trungun dhe me degët e poshtme nëpër tokë, me lulengjyrëverdhëndezurshfaqen si thumbazgjatursqetullat e tyre, që lulëzonfunddimrit dhefillimpranverës. Akacia degëgjatë (lat. Acacia coriacea) akacie me gjelbërimpërhershëm, me trungtrashë, që nxjerr gjethegjata e të ngushta, me luleverdhambledhuratufa rruzullore, me bishtajatpërdredhurambushura me farangrënshme. Akacia dealbata (lat. Acacia dealbata) akacie, e njohur edhe si mimoza, që rritet shpejtzonat e ngrohta mesdhetare dhe malore-tropikalelartësi deri 30 m, me gjethegjata, të ndritshme dypalëshe, të gjelbra në të kaltër dhehirta kah e argjendta, me lulevilemëdhangjyrëverdhë në të ndezur dhe me erë dehëse manushaqeje. Akacia e grathët (lat. Robini hispida, R. Fertilis) akacie gjetherënëse, me degëdendura, që rritetzonathata, e përshtatshme për shartim, që lulëzonpranverë dhe çel luletufa ngjyrë rozëerrët, me gjethe vezakengjyrëgjelbërlehtë, që përdoret dhe për gardhime parqesh. Akacia gjethebrisk (lat. Acacia cultriformis) akacie zbukuruese me gjelbërimpërhershëm, me gjethe trekëndoremëdha dhemprehta me ngjyrëgjelbërhapët kah e hirta, me lulevogla pa erë në tufë, që mundkultivohet edhevazo parku. Akacia gjethedhertë (lat. Acacia homalophylla) akacie me gjelbërimpërhershëm, me trungtrashëdegëzuar me gjethengushta, zakonishtsheshta, me lëvoreashpërhirtë në të errët, me luleverdha rruzullorerritetlartësi me kurorëngritur ose të zgjeruar, me degëzarejazhveshura ose me qimelakuara, druri i së cilës është i fortë, aromatikpërdoret për të bërë shtiza. Akacia gjethegjatë (lat. Acacia longifolia, Mimosa longifolia) akacie mesdhetarerritet anës lumenjve me lartësi mesatare, me trungshkurtër dhe me kurorë pakçrregullt, me lëvore ngjyrë hiri me pjesëkuqërremta, me gjethendërkëmbyeshme, të ngushta e të gjata, me lule erëmirë, rrënjët e së cilës pasurojnë tokën me azot. Akacia gjetheharpë (lat. Acacia harpophylla) akacie e lartë zbukuruese, me rrënjëthella, me lëvorefortë me hullingjyrëzezë, me degët këndore, me gjetherrejshme me damarëshumtë dhe me lule tuforegjata e të shtypura, me bishtajambushura me fara gjatoshe, që kultivohettoka bujqësore dheparqe tërheqëse. Akacia e Kaspikut (lat. Gleditsia caspica) akacie gjetherënëse me kurorë si formë kube, me trung me gjembarrezikshëm, me lastarërinjlëmuar, me gjethemëdha vezake, buzore, me ngjyrëgjelbërlehtë, me luleverdha e të gjelbra pothuajse pa kërcell, që lidh bishtajagjata si shpatë. Akacia leshtore (lat. Caragana jubata, Robinia jubata) akacie gjetherënëse, me degëfortambuluara plotësisht me gjemba leshtorë, me gjethegjata shumëpalëshe, me kërcellhollë me push e me majë si gjemb, me luletbardha, që lulëzojnëprill e maj. Akacia e Meksikës së re (lat. Acacia neomexicana) akacie gjetherënëse, që rritettokalagështa gëlqerore etj., me kurorëhapur dhedendur, me bisqe njëvjeçare këndore, me gjethetgjata me ngjyrëgjelbërndezur, me lulebardha erëmira dhepasura me nektar, bishtajatgjata me ngjyrë kafeje, që lidh fara me vaj. Akacia qerthullore (lat. Acacia verticillata) akacie me gjemba gjetherënëse ose me gjelbërimpërhershëm e zonavengrohta bregdetare, me degëlarta me gjemba, me gjethe me ngjyrëkaltërgjelbër kah e hirta e argjendtë, që nxjerrin lëngëmbëltërheq milingonat, bletët etj. Akacia e Siberisë akacia e verdhë. Akacia shelgore (lat. Acacia saligna) akacie me gjelbërimpërhershëmrritet shpejt e kudo, me rrënjëgjata dhe trungtrashë, me kurorëgjerë, me, gjethegjelbra kaltëroshe si shtiza, që lidh fruta me një duzinë fara; mimoza blu, akacia blu. Akacia shkurre (lat. Acacia aneura) akacie si shkurre e vogël dhe e ulët, me rrënjëdepërtojnë thellëtokë për të gjetur lagështi, me trung me gjetherrejshme me përmbajtjelartë vaji. Akacia tregjembëshe (lat. Gleditsia triacanthus) akacie e lartë, me degë si një tendë e madhe, me trungmbuluar me gjemba trepjesësh, me lëvoren me ngjyrëhirtë kah e kafenjta, me gjethetpërbëra nga 15-30 fletëzavogla vezake, me lulevoglatuba, të verdhagjelbra erëmira e plot nektar, që lidh bishtajavarura me farasheshta me ngjyrëkuqe në të kafenjtë; glediçje. Akacia ujëse (lat. Gleditsia monosperma, G. aquatica) akacie shumë e lartë, me një kurorëhapur e të gjerë, me degëzaholla me gjembadukshëm, me gjethe vezake, me lulebardha në të gjelbër, me sythaprerë anësorë dhe me lëvorelëmuar e me njolla e thjerrëzandara; karkalec uji, karkalec kënetor. Akacia e varur (lat. Acacia pendula) akacie me lëvorehirtë e gri, të plasaritur forttrung, me degë me degëzavarura e të mbuluara me qimeshkurtra e të imta, me gjetherrejshmengushta vezake, të hirtablerta. Akacia e verdhë (lat. Caragana arborescens, C. Fruticosa) akacie e lartë gjetherënëse, me pak fletë zakonishtpërbëra nga 4-6 palë kotiledone, me kërcellpërfundon në një shtyllë kurrizore, me bisqegjata e me degëzimrrallë, me luletverdha, që shoqërohen nga gjethegjelbrabutangjitura në një kërcellhollëvarur; akacia siberiane. Akacia veshtullore (lat. Robinia viscosa, R. Glutinosa) akacie gjetherënëse, që rritetlartësi duke formuar një kurorëgjerë, të rrumbullakosur ose vezake, me degë pa gjembangjyrë kafe në të kuqe e të mbuluara me qime ngjitëse, me gjethe vezake me majamprehta, të lëmuara, me ngjyrëgjelbërerrët, me lule rozëçelurtufa dhe pa erë. Akacia e zezë (lat. Acacia melanoxylon) akacie e fortë me shtatdrejtë e të lartë dhe me gjelbërimpërhershëm, me kurorë vezake e piramidale, me lëkurëhirtëerrët e me plasaritje vertikale, me gjethe me ngjyrëgjelbër me shkëlqim, me lulevoglabardha rruzullorelidhin farahollavarentufa.
Sin.: bagrem, çali, çeli, ferrëdeti, ferreckë, robinjë, rogovecë, rogoveckë, sallgam, sollkëm.

AKLLAÇ

AKLLÁÇ,~I m. sh. ~E, ~ET Rrasë akullinoton mbi ujë. Pusi ishte plot akllaçe.
Sin.: avër, akullishtë.

ANDRALLOSUR

ANDRALLÓSUR (i, e) mb., bised. 1. është i mbytur nga andrallat, që ka plot telashe; që i vjen mendja rrotull nga kokëçarjet. E shikojandrallosur. Gjendje e andrallosur.
2. Që i merren mendtë, që e zë marramendja. Ishte andrallosur shumë. Mendime të andrallosura.
Sin.: i trullosur, i hutuar, i shastisur, i habitur, i vërdallosur, i turbullt.

ANKTHSHËM

ÁNKTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1.shoqërohet me ankthe. Ëndërr e ankthshme. Gjumë i ankthshëm.
2. fig. është plot ankth, që shpreh ankth. Vështrim i ankthshëm. Pritje e ankthshme.

ARABASHNJË
ARAÇ
ARDHANGIE

ARDHÁNGI/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1.qenët i njomët, i freskët. Ishte plot ardhangie.
2.qenët i ënjtur, i fryrë; ndjenjë e plotësisë, e fryrjes.
3. Tendosje elastike e indeve, e shkaktuar nga prania e ujit dhe e elektroliteve në hapësirat ndërqelizore, zakonisht si rrjedhojë e humbjeslëngjeve (dehidrimit); gjendje e nderjes normale, e tensionit normalqelizaveindeve dheorganeve, e rëndësishme për mbajtjen dhe mbrojtjen e formësqelizës dhe për funksionet e ndryshme biologjikeqelizave.
4. bot. Trysni e brendshme e qelizësgjallë kur shtypet muri qelizor, që është i lidhur ngushtë me tendosjen (osmozën).
Sin.: njomështi, njomësi, freski, këndellje, ënjtje, fryrje, mbushje, trysni, shtypje, presion, nderje, tendosje, ndikim, forcë.

ARDHANGUR
ARDHANGËT

ARDHÁNGËT (i, e) mb. është plot njomësi e gjallëri. Bredh i ardhangët. Gjethe (kokrra) të ardhangëta. Faqe të ardhangëta.
Sin.: i mbushur, i ngjeshur, i këndellët, i freskët, i përtëritur, i ripërtërirë, i gjallëruar, i rigjallëruar.

ARRISHTË

ARRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pyll me plot pemë arra. Shkoi me kalëarrishtë.
Sin.: arrnjet, arrnishte, arrnishtë, arrëz.

ASHPËR

ÁSHPËR (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqen me të dalavogla, që nuk është i lëmuar në të prekur, që të gërvisht lëkurën kur e prek; kund. i butë. Letër e ashpër. Lëkurë (pëlhurë) e ashpër. Duarashpra. Çarçaf i ashpër. Dërrasë e ashpër.
2.është i fortë, që nuk përkulet në të prekur, i kreshtë; kund. i butë. Lesh i ashpër. Mjekër (qime) e ashpër. Furçë e ashpër.
3. Me thërrmija a me kokrrizamëdha, jo i imët, i trashë. Miell i ashpër. Sheqer i ashpër. Rërë e ashpër.
4. tekst. sapo ka dalë nga tezgjahu dhe nuk është përpunuar më tej. Pëlhurë (beze) e ashpër. Fill i ashpër. Prodhimeashpra.
5.është me malelarta e me shkëmbinjthepisur, i thyer, i vështirë për t’u kaluar (për një vend); kund. i butë. Vend i ashpër. Maleashpra. Krahinë e ashpër. Natyrë e ashpër.
6. fig. shoqërohet me të ftohtëmadh, me ngrica e me stuhi dëbore (për motin); kund. i butë. Mot i ashpër. Dimër i ashpër. Klimë e ashpër.
7. fig. është shumë i rreptë e i përgjakshëm; që bëhet me vështirësi dhe me mundimemëdha, që është plot ndeshje e përpjekjevështira. Luftë (përleshje) e ashpër. Ndeshje e ashpër. Jetë e ashpër. Kushteashpra. Konkurrencë e ashpër.
8. fig. Që i mungon butësia; që nuk sillet me dashamirësi, i vrazhdë; që shpreh rreptësi, i rreptë; kund. i butë. Prind (mësues) i ashpër. Sjellje e ashpër. Fytyrë e ashpër. Zë (ton) i ashpër. Fjalë (përgjigje) e ashpër. Bëhet i ashpër.
9. fig. godet rëndë e pa lëshime. Kritikë e ashpër.
10. fig. kërkon zbatimpërpiktë e pa shmangie; i rreptë, i shtrënguar. Ligj (rregull) i ashpër. Disiplinë e ashpër. Dënim i ashpër. Masaashpra. E vërteta e ashpër.
11. është i fortë, por i cilësisëdobët e me shijekeqe, jo i këndshëm në të ngrënë a në të pirë; i dobët, i varfër nga përmbajtja ushqyese. Raki (verë) e ashpër. Duhan i ashpër. Ushqimeashpra ushqimethata për kafshët, si kashta etj.
Sin.: i rreptë, i vrazhdë, i egër, gërvishtës, i vështirë, i tharë, i plasaritur, i grathët, i carangthtë.

ATKINË

ATKÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pelë shale, femra e atit. I hipi atkinës. Atkinë e pashme.
2. fig. Vajzë a grua e re, që është e fuqishme, e shkathët dhe e zonja për punë. Si atkinë. Atkinë që s’pushtohet.
3. fig. Vajzë a grua e bukur e plot hire.

AVALLSHËM

AVÁLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I afshët, plot zjarr, i dashuruar fort, i pasionuar. Djalosh i avallshëm. Dëshirë e avallshme.
Sin.: i afshët, afshor, epshor, i zjarrtë, i rrëmbyeshëm, i dashuruar, i pasionuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.