Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGÁTHËT ndajf. Në mënyrë tepër të ngadalshme, pa shkathtësi; kund. shkathët. Punon ngathët. Kaloi ngathët përbri saj.
✱Sin.: plogët, plogështas, plogshëm.
PAPLÓTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i plotshëm; që nuk është i plotë; i cunguar; kund. i plogshëm. Lajmet ishin fort të paplotshme.
2. fig. Që nuk është e mbushur me veprimtari, me ngjarje etj., i zbrazur. E diel e paplotshme. Jetë e paplotshme.
PLÓGËT (i, e) mb. 1. Që duket si i përgjumur kur ecën, kur flet ose kur bën diçka, tepër i ngadaltë e i ngathët; që nuk ka dëshirë e vullnet për të punuar; që është karakteristik për një njeri të tillë, që shpreh një gjendje të tillë; i mefshtë; kund. i shkathët; i gjallë. Njeri i plogët. Zë i plogët. Ishte i plogët në punë.
2. Që lëviz a ecën ngadalë, që s’ka gjallëri; që mezi shkon a mezi shtyhet. Lojë e plogët. Jetë e plogët. Ditë të plogëta.
3. fig. Që ka fuqi vepruese të ngadalshme. Lëndë e plogët. Gaz i plogët (kim.) gaz që nuk bashkëvepron a nuk lidhet kimikisht me lëndë të tjera.
✱Sin.: plogët, i plogësht, i plogshëm, plogan, plogajkë, plogujë, plogsh, plogarash, plogështan, plogështajkë, plogështojë, i ngathët, i ngurrët, i mefshtë, i flashkët, i pagjak, apatik, i përgjumur, i ngadalshëm, i ngadaltë, i ngalët, ngalaq, ngalakaq, i avashtë, i avashëm, i mëveshët, pasiv, i vakët, i plantë, i shastisur, shodol, i qullët, qullash, buf, lluq, i tultë, ngordhalaq, i shogët, përtac, mëngjarash, mendjeplogët, duarngrirë, duarmpirë, dorëtharë, duartharë, dorëthatë, duarthatë, krahëthatë, shalëngjitur, shalavriq, derëmbyllur, punëzi, letargjik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë