Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pllenohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ENDËZOHET

ENDËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, bot. 1. vetv. Pllenohet bima a pema, pjalmohet. Endëzohet me anëerës.
2. pës. e ENDËZÓN.
Sin.: pjalmohet, pllenohet, endet, çelet.

FRYTËZOHET

FRYTËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Mbillet për të dhënë prodhim. Toka ishte frytëzuar më së miri.
2. Përdoret diçka për një punëdobishme, shfrytëzohet. U frytëzuangjitha burimet.
3. Pllenohet. Frytëzohen pemët.

NDËRZEHET

NDËRZ/ÉHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER zootek., vet. v. III 1. vetv. Bashkohet femra e një kafshe shtëpiake me mashkullin. Ndërzehen delet.
2. pës. e NDËRZÉJ.
Sin.: pllenohet, mbarset, kapërcehet, çiftohet, çohet, hakërrohet, përçitet, thërpehet, dëbuhet, hiqet, kërkon, ndiqet.

PAPLLENUESHME

PAPLLENÚESHME (e) mb. Që nuk është e pllenueshme, që nuk mundpllenohet, e pafekondueshme; kund. e pllenueshme. Vezëpapllenueshme.

PLLENIM
PLLENOHET

►PLLEN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR biol., pës. vet. v. III e PLLENÓJ. Pllenohet lulja. Pllenohet lopa.

PLLENUESHME
SHKELEM

SHKÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkelim njëri-tjetrin. Njerëzit shtyheshin e shkeleshin. U shkelën e u copëtuan.
2. vetv., vet. v. III Bashkohet me mashkullin, pllenohet (zakonisht për shpendët). Shpendët u shkelën.
3. pës. e SHKEL.
Sin.: shtypem, ndrysem, pllenohet, shitohem, shuplakem, hukatem.

VETËFEKONDOHET

VETËFEKOND/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR biol., vetv., vet. v. III 1. Vetëkrijohet në vezore embrioni i një frymori nga bashkimi i dy qelizavekundërta seksualeprodhuara nga një individ, vetëmbarset.
2. Fekondohet vetë, pllenohet fara e një bime duke u bashkuar bërthama mashkullore (pjalmi) me qelizën femërore. Vetëfekondimi i luleve.

VETËPLLENUES
VEZË

VÉZ/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kokërr me madhësindryshme, e rrumbullakët e pak e zgjatur, me një cipëhollë a me një lëvozhgëfortë, që e pjellin femrat e shpendëve dhedisa kafshëvevogla, si: të peshqve, të disa zvarranikëve, të disa kandrrave etj. Vezë pule (pëllumbi). Vezë qefulli (blini). Vezë breshke (gjarpri). Vezët e fluturave (e mizave). E bardha (e verdha) e vezës. Vezë syze vezë e skuqur pa u rrahur, duke ia ruajturverdhënpaprishur. Bën (pjell) vezë. Ngroh vezët. Që në vezë (fig.) që në fillim, që në çastin kur sapo ka lindur e niszhvillohet diçka. mirë një vezë sot se një pulë mot. (fj. u).
2. Pjesa e parë e emërtimeve për llojendryshme vezësh. Vezë inkubacioni vezë e prodhuar nga pula riprodhuese, me cilësiveçanta, që plotëson kushtet për t'u vendosurinkubator ose në klloçkë për të çelur zogj. Vezë peshku kokërr e vogël me madhësindryshme, e rrumbullakët e pak e zgjatur, me një cipëhollë, që e pjellin femrat dhepllenohet me spermën e peshkut. Vezë pluhur masë pluhurorengjyrëkuqërremtë, e përftuar nga tharja e vezëvetharëse me zbrazëti.
3. biol. Qelizë seksuale femërore e një qenieje, prejcilës zhvillohet një organizëm i ri. I janë tharë vezët nuk lind a nuk pjell më. Vezët e femrës. Vezët e gruas.
Sin.: ve, farë, llukë, boçë, putargë, ikër.
U vezë (dikush). 1. U mblodh shuk; u kërrus nga sëmundja a nga pleqëria; u grusht. 2. U tremb, u frikësua shumë. Ku bën dreqi vezë shumë larg, në një vendshkretë; ku ha pula gurë; në anëdynjasë. (Bën) si *pula kur i vjen veza (dikush). I bën vezë edhe gjeli (edhe këndesi, edhe kaposhi) (dikujt) i ecën mbarë çdo gjë, i ka punët shumë mirë; i ka të gjithamirat, i vjen e mira edhe nga nuk e pret; i pjell edhe gjeli (edhe këndesi, edhe kaposhi); i pjell edhe mushka; i pjell edhe viçi; i vjen e mira te dera. E bën vezën *deve (dikush). Nuk bën vezëkuqe (dikush) iron. nuk është kushedi se çfarë, s’ka vleraveçanta, nuk bën çudira. Sa ka dalë nga veza (dikush) mospërf. sapo ka lindur, është ende i njomë e nuk e njeh jetën, është i mitur e i papjekur; është ende i pazhvilluar nga trupi ose nga truri; ështëshpërgënj; është filiz (i ri); i ka buzët me qumësht. S’ka dalë nga *lëvozhga (e vezës) (dikush) mospërf. S’ka dalë nga veza (dikush) mospërf. është shumë i ri ende, s’di gjë nga jeta, s’e njeh fare jetën, është i papërvojë; s’ka dalë nga lëvozhga (e vezës); s’ka dalë nga shpërgënjtë. E do vezën *të qëruar (dikush). Ecën mbi vezë (dikush). 1. Ecën ngadalë, pa zhurmë e me shumë kujdes, ecën lehtë ose me ngathtësimadhe. 2. Ka shumë kujdes kur bën diçka, i ruhet të mos dëmtojë a të mos prishë asgjë në një punë; është shumë i matur e i vëmendshëm; ecën mbi gjemba. Iu ftohën vezët (dikujt) tall. vulg. u plak e iu shterën fuqitë, nuk ka më fuqi për të bërë seks. Gjen *qimevezë (dikush). *Gjel mbi vezë. Jam (si) mbi vezë nuk e ndiej vetenqetë, kam frikë se mos bëj ndonjë dëm a mos prish ndonjë punë; pres me frikë ç’do të ndodhë a si do të vejë diçka, jamankth; rri (si) mbi gjëmba. Ta jep vezën pa të verdhë (pa të kuqe) (dikush) është shumë i zoti e i shkathët; është shumë dinak e i djallëzuar dhe ta hedh kur të duash; të bën atë që s’ta pret mendja; e merr vezënbarkpulës (të sorrës). Kërkon *qimenvezë (në përpeq) (dikush). Kërkon vezëhell (dikush) iron. shih kërkon qiqrahell (dikush). Nuk e lë vezënftohet (dikush) është i nxituar, nuk duron e nuk pret kohën e duhur për diçka, ngutet. E merr vezënbarkpulës (të sorrës) (dikush) është shumë i zoti, i shkathët e i gjallë; është dinak; ta hedh a të vjedh pa e ndier; ta jep vezën pa të verdhë (pa të kuqe). Mëson veza pulën! iron. i jep këshilla një tjetri dikush që di më pak ose që ka më pak përvojë se ai; i tregon babait arat. Ngarkon vezë në lak (dikush) kërkonbëjë një punë pa mendkokë, ia hyn një punepamundur pa e kuptuar; është i marrë; bën litar me rërë. I ngeci veza kryq (dikujt) ka një hallmadh që s’po e zgjidh dot, e ka zënë belaja me dikë a me diçka, ka ngecur keq e s’ia del dot; i ngeci sharragozhdë; i zuri sharragozhdë; i ra sëpata në gur; i ngeci plori. Ka ngordhur ajo *pulë (që bënte ato vezë). Ngroh vezë (dikush) tall. rri kot e nuk punon, është dembel e shumë i plogët; e merr një punë shumë ngadalë; ngrohet (theket) në diell; nxjerr (çel) zogj. E njoh që në vezë (dikë) e njoh shumë mirë, e kam njohur qysh sa ka lindur; (e njoh) me dhëmbë e (me) dhëmballë. (Përpëlitem) si vezaprush shih (përpëlitem) si zorraprush. Piqet veza në *rërë. Qeth *leshtë e vezës (dikush) thjeshtligj. Rruan vezë (dikush) tall. bën një punëkotë, bën diçka që s’është e nevojshme; tund (luan) derën; dredh (tund zinxhirin); numëron qimet e postiqes; numëron (heq) tespihet; kruan thonjtë; prashit (mih) në ujë. E skuq *të verdhën e vezës dy herë (dikush) keq. shtrëngoi veza kam nevojëngutshme, kam një hall që s’pret; jam shumë ngushtë e s’duroj dot më pa e bërë diçka; erdhi veza (për të pjellë). Shumë *pula e pak vezë. Vezë me dy të verdha (të kuqe). 1. Njeri me vlerashumta; me pasurimadhe. 2. Diçka shumë e rrallë, gjë e rrallë. Vezë kllukë. 1. Njeri shëndetlig e i dobët, që sëmuret shpesh ose që preket shpejt nga sëmundjet; njeri i pafuqishëm. 2. mospërf. Njeri i plogët, që rri diku si i fjetur, që s’bën asgjë. Vezëkulaç (në mes të kulaçit) njeri i rrethuar ngagjithamirat, në bollëk e në mirëqenie; ai që nuk e prish gjakun për asgjë, ngaqë vetë ështëgjendje shumëmirë; rehat, pa punuar; pjergullfik (të bardhë); pulëgrurë (në thekër, në mulli). Vezë e prishur përb. njeri pa vlerë e i keq, të cilit nuk ke dëshirë t’i rrish afër; njeri që nuk bën asgjëdobishme, që nuk i hynpunë askujt dhe asgjëje. Si vezët e qyqes shih si zogjtë e korbit (e qyqes). Vezë pa të verdhë keq. njeri pa vlera. erdhi veza thjeshtligj. e ndiej veten shumë ngushtë, kam një punëngutshme e s’jam gati, s’kam nga t’ia mbaj; jamçastin e fundit kur duhetmarr një vendim a të kryej një punë dhe s’po mundem; e kam pisk; më shtrëngoi veza. vjedh vezët nën klloçkë (dikush) është vjedhës i regjur e i shkathët; nuk e kap dot në hile; vjedh hundën midis (në mes të) syve; të heq (të merr) opingat nga këmbët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.