Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plevitosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CERMOSEM

CERMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më zë cerma.
2. vetv. Ftohem; plevitosem. këtë lagështirë, edhe më të fortët cermosen.
3. pës. e CERMÓS.

FTOHEM

FTÓH/EMI jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. v. III Bëhet më i ftohtë, i pakësohetnxehtët; i ikënngrohtët e bëhet i ftohtë; kund. ngrohet. Ftohet moti (koha). Qenka ftohur uji. U ftoh gjella (bostani).
2. Freskohemhije etj., flladitem. U ftohëm jashtë (në hije).
3. Marrftohtë, sëmurem ngaftohtët. Është ftohur fëmija.
4. fig. Dobësoj a prish lidhjet e marrëdhëniet e mirakisha me një tjetër, nuk kam me për të dashurinë e mëparshme, largohem prej tij; v. III dobësohet, zbehet, humbet gjallërinë, fuqinë e ngrohtësinë e mëparshme (për një ndjenjë etj.). U ftoh me shokët. U ftohën marrëdhëniet. Po ftohej biseda.
5. v. III, bised. Shuhet, fiket. U ftoh drita (llamba). U ftoh zjarri.
6. fig., bised. Qetësohem, më del inati a zemërimi, bëhem gjakftohtë. Ftohu pak dhe merreshtruar!
7. euf. Vdes. U ftoh përjetë.
8. pës. e FTOH.
Sin.: flladitem, plevitosem, tartarosem, freskohem, zvirdhem, tëhuhem, përanditem, zbaritem, shogem, qetësohem, shuhem.
Nuk më ftohet *byreku. Nuk më ftohen *fasulet iron. mospërf. Iu ftoh *gjaku (dikujt). U ftohën (u ulën) *gjakrat. M’u ftohën *krahët. Nuk më ftohet *pilafi. ftohet *zemra (shpirti). Nuk e lë *vendinftohet (dikush) iron. Iu ftohën *vezët (dikujt) tall. Nuk e lë *vezënftohet (dikush).

PLEVITOSJE

PLEVITÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur plevitos ose kur plevitosem.
2. Gjendja kur plevitos ose kur plevitosem.

SINAHEM

SINÁH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ftohem. Ku je sinahur kaq keq? Ruhu se mos sinahesh.
Sin.: plevitosem, tartarosem.

TARTAROSEM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.