Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AHÚR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa përdhese e shtëpisë a e kullës, ku mbahen kafshët dhe ushqimi i tyre; kasolle për gjënë e gjallë. Ahuri i lopëve (i kuajve, i bagëtive). I nxori nga ahuri. Meremetoj ahurin. Prishi ahurin.
2. Pjesë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, drutë, almiset, veglat etj. Ahuri i shtëpisë (i kullës). Fus drutë në ahur. Si kali në ahur. Lë në ahur dikë e trajtoj keq një njeri, nuk tregoj asnjë kujdes për dikë. Është bërë shtëpia ahur është fëlliqur shtëpia e është bërë rrëmujë. Ka plak (zot) ahuri ka kush i del zot një pune, ka kush e mbron një gjë. Mos i mbaj dertin lopës në ahur!
✱Sin.: katua, kasolle, ahër, plevicë, quar, pleme, patoz.
♦ Ahur bagëtish (diku) është vend i fëlliqur e me rrëmujë të madhe. *Bajgë ahuri përb. vulg. M’u bë barku ahur kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë gjë; m’u tha barku; m’u bë barku petë; m’u bë barku gropë; m’u bë barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin). E ka zemrën ahur (dikush) është zemërzi, është shpirtkeq; e ka zemrën (shpirtin) katran; e ka zemrën (shpirtin) sterrë; kund. e ka shpirtin të bardhë (ka shpirt të bardhë). Pastroj ahuret e Augjisë libr. vë rregull aty ku ka rrëmujë të madhe; përmirësoj me masa rrënjësore e të shpejta një gjendje me të meta të shumta të grumbulluara prej kohësh. Nuk qas ahuri mushkë nuk mund të bëhet diçka që dëshirohet, nuk i arrihet dot një qëllimi të mirë, është e pamundur diçka që më duhet shumë.
ÁH/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Ahur. Ahri u vendos pas kullës. - A i ngujove lopët në ahër?
2. Kati përdhes i kullës, ku mbahet vetëm gjëja e gjallë (lopë, kuaj, dele, dhi). Shtëpinë e kishin ahër kuajsh thuhet kur nuk mbahet pastër shtëpia. Një ahër pleh - një hambar drithë. (fj. u.).
✱Sin.: katua, quar, plevicë, pleme, patoz.
KASÓLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ndërtesë përdhese banimi, e ngritur zakonisht me mure prej thuprash ose prej qerpiçi dhe e mbuluar me kashtë, ku banojnë familje të varfra. Kasolle kashte. Fle në një kasolle.
2. Ndërtesë e tillë ku mbahet bari, kashta etj., për të ushqyer bagëtitë; plevicë.
3. Vend strehimi i përkohshëm për rojtarin e prodhimeve bujqësore, të frutave etj.; tëbanë. Kasolle e rojtarit.
4. Kolibe a stelë për qenin etj. Kasolle për këlyshët.
✱Sin.: kashtore, tëbanë, kolibe, plevicë, vapore.
♦ Prish *shtëpi e bën kasolle (dikush).
QORR,~II m. sh. ~A, ~AT keq., bised. 1. Ai që është i verbër. Qorr i lindur.
2. Njeri i pavëmendshëm, që nuk shikon se ç'bëhet përreth, njeri i shushatur. Qorr me një sy. Qorri po kërkonte gjilpërën në plevicë.
♦ (E ruaj) si qorri syrin e vetëm (dikë a diçka) kujdesem shumë për dikë a për diçka, që e kam shumë të shtrenjtë; (e ruaj) si syrin e vetëm; (e ruaj) si sytë e ballit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë