Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pleqësim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PLEQËRIM

PLEQËRÍM,~I m. Veprimi kur pleqëroj ose kur pleqërohet. Pleqërimi i një pune. Komisioni i pleqërimit (etnogr.).
Sin.: pleqësim, përkujdesje, shqyrtim, rrahje, trajtim, gjykim, shoshitje.

RRAHJE

RRÁHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rrah a rrihet një lëndë; kryerja e një pune duke goditur, duke trokitur etj. Rrahja e hekurit. Rrahja e qumështit (e vezëve). Rrahja e leshit (e pambukut).
2. Zënkë midis dy a më shumë vetave me pëllëmbë ose grushte. Policia e ndaloi djaloshin për rrahje.
3. Puna e një sendi, organi duke trokitur me rregull (për zemrën, damarët etj.). Ka rrahjeshpeshta. Rrahjet e zemrës. Rrahja e damarëve.
4. fig. Shqyrtim me imtësi e nga shumë anë i një çështjeje. Rrahja e mendimeve.
Sin.: zënkë, zënie, goditje, zhdëpje, kopanisje, mundje, dajak, luftim, përsiatje, shoshitje, trajtim, anim, shoshitje, pleqësim, bashkëbisedim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.