Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÁSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e hequr nga një pëlhurë, nga një stof, nga një lëkurë etj.; një copë e tillë e prerë si rrip, që shërben zakonisht për të lidhur diçka. Lidhi fashën prej stofi.
2. mjek. Rrip prej pëlhure të hollë e të rrallë, që përdoret për të lidhur plagët. Zgjidh fashën. Fasha të pastra.
3. Diçka që ka trajtën e një rripi të ngushtë. Një fashë drite i ra në sy.
✱Sin.: bandazh, bandë, pleng.
♦ I ha fasha e kurrizit (dikujt) e kërkon vetë të keqen, kërkon shkak që të grindet e të bëjë sherr; i ha (i kruhet) kurrizi (shpina, rruaza); e heq brezin zvarrë (dikush); hahet me leckat e tij (dikush); e kërkon sherrin me qiri (dikush). I hoqi (ca) fasha (dikujt) e rrahu keq; e mundoi shumë, e sfiliti; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën. Ia mbylli gojën me fashë ia mbylli gojën, nuk e la të fliste.
TURP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. zakon. nj. Ndjenjë e fortë turbullimi e hutimi, që na lind kur bëjmë diçka të pahijshme a të pandershme, kur gabojmë, kur nuk ia dalim mbanë një pune, kur na fyen ose kur na vë në lojë dikush etj.; druajtje e madhe përpara dikujt, ndjenjë që na pengon t’i dalim përpara dikujt, t’i flasim etj.; frikë se mos dalim keq ose se mos bëhemi qesharakë para të tjerëve. Me turp të madh. Njeri që ka turp. Njeri pa turp njeri ai që nuk ka skrupuj. Ndjenja e turpit. U bë me turp. Ha (rri) me turp. E zuri turpi. Më vjen turp. Kam turp. Të kesh turp! Turp të kesh! Turp e faqja e zezë! U skuq nga turpi. E ka për turp. Është pa pikë turpi. U afrua me turp. Ia hoqi turpin. I iku turpi. I ka plasur turpi. keq. S’ka turp, s’ke ç’i bën me atë që nuk ka turp, është shumë vështirë të merresh vesh. Kishte turp të dilte në skenë. Turpi të lë pa bukë. (fj. u.).
2. Punë a sjellje e pahijshme dhe e pandershme që të ngjall përbuzje, gjë e turpshme; njollë e keqe që i mbetet dikujt për një punë të tillë të ulët; ai që e ka këtë njollë; kund. nder. Turp i rëndë. Kishte bërë turpe. S’bëri ndonjë turp. Vdiq me turp. Dështuan me turp. E lau turpin. S’është turp të pyesësh. Është turp të flasësh kështu! Ç’janë këto turpe? I mbeti turpi në derë. U bë turpi i botës. Nuk i la turp shtëpisë. S’e duroi turpin.
✱Sin.: marre, drojë, druajtje, zor, perde, cipë, pleng, turpëri, çnderim, koritje, poshtërsi, njollë, telendi.
♦ E ka ngrënë turpin me *bukë (dikush). Ia la turpin te dera (dikujt) e turpëroi, e fëlliqi dhe iku për të mos i lënë kohë të shfajësohet; nuk e mori mbi vete një turp, por ia hodhi dikujt tjetër. E vë (e mbërthej, e gozhdoj) në *shtyllën e turpit (dikë) libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë