Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pleksem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MOLLOKREPSEM

MOLLOKRÉPS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Ngatërrohem, pleksem, mpleksem. Me kë je mollokrepsur, moj syzezë? Gabimin e bëri ai që u mollokreps me ta.

MPLEKSEM

MPLÉKS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Pleksem. Ai nuk donte të mpleksej me ata njerëz. Interesat personale mpleksen me ato familjare. Këtu janë mpleksur vështirësindryshme.

NDËRLIKOHEM

NDËRLIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Ndërthuretmënyrëngatërruar me një tjetër; ngatërrohet midis diçkaje tjetër; koklavitet. Ndërlikohen fijet. Ndërlikohen në një vend.
2. fig., vetv., vet. v. III Bëhet më i ngatërruar e më i vështirë për t’u kuptuar a për t’u zgjidhur, koklavitet; kund. thjeshtohet. U ndërlikua gjendja. U ndërlikuan punëtkeq. Gjërat janë ndërlikuarshumë. Problemi sa vjen e ndërlikohet. Ngjarjet sa vjen e ndërlikohen.
3. fig., vetv. Ngatërrohem në një punë a në diçka që nuk e dëshiroj, përzihem pa dashur; marr pjesëdiçka që nuk më përket, pleksem. U ndërlikua kot në atë çështje. Ishte ndërlikuarveprimtaridyshimta.
4. mjek., vetv. Shoqërohet një sëmundje nga një sëmundje a nga një dukuri tjetër dytësore, që e bën më të rëndë. Gjendja e pacientit u ndërlikua.
5. pës. e NDËRLIKÓJ. Sëmundja u ndërlikua nga një virozë.
Sin.: ndërliket, ndërthuret, koklavitet, turbullohet, ngatërrohem, përzihem, pleksem.

NGATËRROHEM

NGATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mbështillen a ndërthurenmënyrëparregullt; koklavitet, ndërliket; kund. çngatërrohet, shkoklavitet. Ngatërrohen flokët. U ngatërrua filli (teli, spangoja).
2. vetv., vet. v. III Përzihen a bëhen bashkë gjërandryshme ose të largëta. U ngatërruan llogaritë. Ishin ngatërruar numrat e revistave (e gazetave). Iu ngatërruan shënimet. Listat zgjedhore janë ngatërruar. Na janë ngatërruar oraret.
3. vetv., Pengohem nëpër fijet e diçkaje, mbetem i lidhur a nuk mundlëviz lirisht. U ngatërruan nëpër tela (nëpër ferra, nëpër shkurre). U ngatërruan zogjtërrjetë (ndër leqe).
4. fig., vetv. Përzihem vetë a shtyhem ngatjerëtmarr pjesë në një punëpapëlqyer; hyjmarrëdhëniepadëshirueshme me dikë; përzihempunët e dikujt. U ngatërrua në një çështje (në një grindje). U ngatërrua në një konflikt (në një luftë). Nuk janë ngatërruarkontrabandë. U ngatërruan në një gjyq. Nuk ngatërrohem me ta nuk përzihempunët e tyre, s’duakem punë me ta.
5. vetv. Them diçka tjetërvendasajduhet, humbas fillin e mendimeve a të bisedës; e bëj diçkamënyrëgabuar, jo sipas rregullit a rendit. U ngatërruaprovim (në mësim). U ngatërruanumërim (në të folur). I ngatërrohen këmbët në të ecur.
6. vetv., vet. v. III Humbet qartësinë e rregullin, pështjellohet. ngatërrohen mendimet. Më ngatërrohet koka. Më ngatërrohen idetë (kujtimet).
7. vetv., Zihem a grindem me dikë. Ngatërrohen për hiçgjë. U ngatërruan keq. Ngatërrohem me kolegun e punës.
8. vetv., vet. v. III Bëhet diçka më e vështirë; dalin pengesa e vështirësireja në një punë etj.; ndërlikohet, koklavitet. U ngatërrua gjendja. Na janë ngatërruan punët keq.
9. pës. e NGATËRRÓJ.
Sin.: mbështillet, ndërthuret, gërshetohet, koklavitet, ndërliket, ndërlikohet, kokolepset, kërleshet, pështjellohet, shprishet, turbullohet, tutëlohet, çatallohet, ndërliksem, gatërrohen, shpupurishen, pleksem, mpleksem, tollovitem, përzihem, koklavitem, gabohem, zhyhem, trazohem, shpërmendem, shkartisem, pengohem, çakërdisem, çaprashitem, çatrafilohem, zihem, grindem.
U ngatërruan *fijet. Më ngatërrohet (më futet) nëpër *këmbë (dikush). U ngatërrua *lëmshi. U ngatërruan *penjtë.

PLEKSJE

PLÉKSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pleks ose kur pleksem. Pleksje rrethanash (kushtesh).
2. Thurje e gardhit, gërshetit etj.
3. Gërshetim a ndërthurje e ngjarjeve.
4. fig. Lidhje e ngushtë me dikë për punëpapastër.
Sin.: thurje, gërshetim ngatërrim, kapërthim, ndërthurje, ndërlikje, lidhje, shoqërim.

PËRTHUREM

PËRTHÚR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ngatërrohem, pleksem. Ishte përthururleqet e veta.
2. pës., vet. v. III e PËRTHÚR.

SHOQËROHEM

SHOQËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Kam lidhjeafërta me dikë, rri shpesh bashkë me të. Shoqërohet me shokët e shkollës. Nuk shoqërohet me këdo.
2. vet. v. III Zhvillohet krahas me një dukuri tjetër ose ndiqet nga një pasojë e lidhur ngushtë me të; shkon bashkë me... Bajamet shoqërohen me temperaturëlartë. Grevat shoqërohen shpesh me përleshjeashpra ndërmjet punëtorëve dhe policisë.
3. libr., vet. v. III Është i pajisur me diçka plotësuese, ka si hyrje a si shtojcë. Studimi shoqërohet me një hyrje. Vepra shoqërohet me një tregues bibliografikpasur.
4. pës. e SHOQËRÓJ.
Sin.: miqësohem, lidhem, pleksem (me dikë); bis. bëhem (me dikë).

SHPLEKSEM

SHPLÉKS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hapet a ndahet vetiu diçka e gërshetuar (për gërshetat, fijet, litarin etj.); kund. plekset. Iu shpleksën gërshetat. U shpleks litari. Vallja pleksej e shpleksej.
2. vetv. Shpleks gërshetat e i lëshoj flokët lirshëm (për vajzat e gratë).
3. fig., vetv. Largohem, ndahem nga dikush a nga një grup njerëzish; i shkëput lidhjet; kund. pleksem. Shpleksu nga ata shokë!
4. vetv., vet. v. III Sqarohet gjerfund, shkoqitet një çështje e ngatërruar. Mezi u shpleks kjo çështje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.