Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRSHET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Thur gërshet; bëj si gërshet. Gërsheton flokët. Gërsheton fijet. Gërshetoj një kurorë.
2. fig. Bashkoj, lidh në mënyrë të harmonishme dy a më shumë gjëra, veprime etj., ndërthur. Gërsheton teorinë me praktikën. Gërshetojnë punën fizike me punën mendore.
✱Sin.: thur, pleks, ndërthur.
NDËRLIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të ngatërruar ose më të vështirë për t’u kuptuar a për t’u zgjidhur, koklavit; kund. thjeshtoj, çndërlikoj. Ndërlikoj një ushtrim (një problem). E ndërlikoi gjendjen. Kjo e ndërlikon çështjen (punën, situatën, problemin). Ndërlikoj procedurat.
2. E ngatërroj në një punë a në diçka që nuk e dëshiron, e përziej në diçka a e fut diku kundër dëshirës, pleks. Mos më ndërliko në këtë punë!
✱Sin.: koklavit, turbulloj, ngatërroj, trazoj, ndërlik, përziej, pleks.
NGATËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lidh a bëj bashkë pa rregull fije të ndryshme; koklavit; kund. çngatërroj, shkoklavit, shkatërroj. Ngatërroj flokët (fijet e lëmshit). Ngatërroj perin (spangon, telin). Ngatërroj grepat. Ngatërroj degët e luleve.
2. Përziej a bëj bashkë në mënyrë të parregullt gjëra të ndryshme; përziej njërën me tjetrën. I ngatërroi librat (fletoret). Ngatërroj letrat. I ngatërron fjalët kur flet. Ngatërron hapin nuk i hedh hapat sipas rendit në rresht.
3. Marr një gjë për një tjetër; bëj gabimisht një gjë në vend të tjetrës. I ngatërron emrat. Ngatërron ngjyrat (tingujt). Ngatërroi çantën (çadrën, celularin). Ngatërroi derën (rrugën, adresën). E ngatërron kajsinë me nektarinën. Më ngatërroi me një shokun e vet.
4. fig. Bëj diçka të errët e të paqartë për t’u kuptuar, ndërlikoj, pështjelloj. I ngatërroi mendimet. I ngatërroi punët. Kjo ngjarje e ngatërroi situatën. Ngatërron diçka nëpër dhëmbë flet në mënyrë të paqartë, pëshpërit nëpër dhëmbë.
5. Fut përçarje, grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve, vendeve etj. Ngatërron gjithë botën. Ngatërronin të gjithë rajonin.
6. fig. Bëj dikë që të humbë fillin e mendimeve ose lidhjen e fjalëve gjatë bisedës; i ndërhyj në një punë ose e ndërpres dhe e pështjelloj; hutoj, prish mendjen. I ngatërroj fjalën dikujt. Mos e ngatërro se po numëron.
7. Tërheq pas vetes ose shtyj dikë të marrë pjesë në një punë të papëlqyer a të keqe. E ngatërroi në një grindje. I ngatërruan në një luftë të padrejtë. E ngatërruan në një tregti të paligjshme.
✱Sin.: gafrroj, shpupurish, shprish, stërflok, kokoleps, korkoleps, çakërdis, trazoj, shkartis, katrapilëzoj, përziej, humb, humbas, shkëmbej, shpërndaj, zhyej, rrëmih, tutëloj, koklavit, ndërliks, pleks, mpleks, nakatos, ndërlik, ndërlikoj, grind, turbulloj, gramshalesh, ngërzis, tollovis, gaboj, thur, rrëmoj, çaprashis, çaprazoj, çatrafiloj, hutoj, pështjelloj, përçaj, tres, lajthit, torrloj, dafurroj.
♦ Ngatërron (gabon) *adresë (dikush) iron. Ia ngatërroi *letrat (dikujt). Ngatërron *lëmshin (dikush). Ngatërron *fijet (dikush). I ngatërroi *liqtë (dikush). Ngatërron *penjtë (dikush). Ngatërron *rrugën (dikush). Ngatërron *ujërat (dikush).
PLEKS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bashkoj duke i gërshetuar degë, thupra etj., thur; gërshetoj; kund. shpleks. Pleks gërshetin (litarin, cimën).
2. Dredh cigare. Pleks një cigare.
3. fig., keq. Thur; ngatërroj. Pleksin plane djallëzore.
✱Sin.: thur, kapërthur, ndërthur, ndërlik, ndërliks, gërshetoj, ngatërroj.
►PLÉKS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lidhet keq diçka me një tjetër sa nuk zgjidhet dot, ngatërrohet; kund. shplekset. U pleksën fijet.
2. fig., vetv., vet. v. III Gërshetohet; ndërthuret. U pleksën interesa të ndryshme.
3. vetv. Lidhem ngushtë e shoqërohem me dikë dhe nuk mund të shkëputem më prej tij. U pleks me shpërndarës droge. Mos u pleks me të!
4. vetv. Hyj në një çështje që nuk më takon a në një punë jo të mirë; ngatërrohem. Mos u pleks me punë që na turpërojnë!
5. pës. e PLEKS.
✱Sin.: thuret, gërshetohet, kapërthurem, ndërthuret, ndërlikem, ndërliksem, ngatërrohem, përzihem, kërleshem, lidhem, shoqërohem.
PLÉKSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pleks ose kur pleksem. Pleksje rrethanash (kushtesh).
2. Thurje e gardhit, gërshetit etj.
3. Gërshetim a ndërthurje e ngjarjeve.
4. fig. Lidhje e ngushtë me dikë për punë të papastër.
✱Sin.: thurje, gërshetim ngatërrim, kapërthim, ndërthurje, ndërlikje, lidhje, shoqërim.
THÚR vep., ~A, ~UR kal. 1. Bashkoj, tërheq e shtrëngoj fort dy a më shumë fije, degë, thupra etj., duke i gërshetuar njërën me tjetrën; i bëj si gërshet; i lidh në një të vetme dhe bëj diçka me to, kund. shthur. Thurin kosha (rrogoza, litarë, shporta). Thur kurora. Thur flokët gërsheta. Thur një cigare mbështjell duhanin me letrën e tij në një cigare.
2. E rrethoj diçka me gardh, i vë gardh një vendi, i bëj një thurimë, gardhoj. Thur me gardh. Thuri livadhin (kopshtin) me driza. I thurën pemët me kallama.
3. Bëj çorape, triko a një veshje tjetër me fije leshi, pambuku, mëndafshi etj., punoj çorape, triko etj. me shtiza, me grep, me makinë; kund. shthur. Thur çorape (triko, fanella). Thur me shtiza. E thuri lirshëm (shtrënguar).
4. fig. Lidh në mënyrë të harmonishme dy a më shumë pjesë përbërëse, dukuri a veprime, ndërthur, gërshetoj; bashkoj mirë disa pjesë në një të tërë të vetme, ndërtoj a sajoj diçka duke bashkuar në një të vetme pjesët përbërëse. Thur ngjarjet. I thur bukur mendimet.
5. fig. Krijoj me gojë a me shkrim diçka, shkruaj një vepër letrare, artistike etj., hartoj; e sajoj, e nxjerr vetë i pari një gjë. Thur një histori (një përrallë, një tregim, një hartim, një legjendë). Thur një këngë. Thur me mend. I thur lavde dikujt e lavdëron shumë dikë, e ngre në qiell.
6. fig. Krijoj diçka të ngatërruar e djallëzore për të dëmtuar dikë, për ta shkatërruar etj.; kurdis një gjë të keqe për një tjetër. Thuri një intrigë. Thurnin komplote (plane kriminale).
7. bised., përçm. E mbyll; i vë gardh, nuk e lë hapur. Ia thuri gojën! Thure grykën! U thurtë ajo shtëpi! mallk. u mbylltë, u shoftë e u shkretoftë ajo shtëpi!
✱Sin.: gërshetoj, pleks, ndërthur, end, lidh, gardhoj, qëndis, bashkoj, krijoj, hartoj, shkruaj, qep, sajoj, gatuaj, gatis, ngatërroj, nxjerr, sajoj, shestoj, kurdis.
♦ I thur *ditirambe (dikujt) iron. libr. I thur (i këndon) *himne (dikujt) iron. Thur e shthur (dikush) nuk e përfundon një punë, sepse e prish vetë atë që bën, e bën dhe e zhbën; nuk di ta kryejë a ta çojë deri në fund diçka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë