Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DOBËSÍM,~I m. 1. Veprimi kur dobësoj dikë a diçka; humbje apo zvogëlim i aftësive a i fuqisë fizike së dikujt.
2. Gjendja e dikujt kur e kemi dobësuar a kur dobësohemi; gjendje jo e shëndoshë e gjithë trupit ose e një pjese a e një organi të tij; rënie në peshë; hollim; ligie; kund. fuqi, forcë. Dobësim i madh (i vazhdueshëm). Dobësimi nga sëmundja. Dobësimi i zemrës. E ka nga dobësimi. Dobësimi i zërit.
3. fig. Të qenët i dobët, i pafuqishëm, i paqëndrueshëm, i brishtë, i zbehtë, i pamjaftueshëm, i pakënaqshmëm etj. për diçka; ulje; kund. forcim, fuqizim. Dobësimi i erës. Dobësimi i rreshjeve. Dobësimi i dritës (i rrymës). Dobësimi i forcës (i fuqisë). Dobësimi i sulmeve. Dobësimi i marrëdhënieve (i lidhjeve, i bashkëpunimit). Dobësimi i shtetit. Dobësimi i ekonomisë.
4. Zvogëlimi i rezistencës a i qëndrueshmërisë së diçkaje në krahasim me një pikë referimi; kund. forcim. Dobësimi i themeleve. Dobësimi i shtyllave. Dobësimi i mureve.
✱Sin.: ligie, ligështim, hollim, tretje, heqje, fishkje, thithje, shkalitje, rrëgjim, rrufitje, shkrehje, zbrujtje, tulatje, prishje, rrëgjakje, ulje, mekje, tulatje, platitje, pakësim, rënie, zbehje.
PËRPLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përplas ose kur përplasem. Përplasja e duarve. Përplasja e derës. Përplasja e gotave. Përplasje mendimesh. Rregullimi i makinës pas përplasjes.
2. Zhurma që del kur përplasën dy gjëra, kërcitje. U dëgjua një përplasje e fortë. U zgjua nga përplasja e derës.
✱Sin.: përpjekje, trokitje, rrahje, rropatje, cakërrim, çokitje, plasje, plandosje, shukje, shukatje, platitje, ndeshje, ballafaqim, kërcitje, krisje, goditje, grindje, rënie, rrëzim, troshitje, betejë, tundje, degdisje, syrgjynosje.
RË́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur bieІ. Rënie e theksuar (e plotë, e pjesshme). Rënie e lirë e trupit (fiz.). Rënia e gjetheve (e flokëve, e lëkurës, e dhëmbëve). Rënia e dëborës (e shiut). Rënia e qytetit (e kalasë). Rënia e çmimit (e prodhimit, temperaturës, e shtypjes). Koha e rënies. Gjatë rënies. Pika e rënies. Përvjetori i rënies. Pëson (ka) rënie.
2. Ecje drejt shkatërrimit të përgjithshëm, ulja e gjithanshme e fuqisë, e shkallës së zhvillimit ose e vlerave morale; prapavajtje; kund. ngjitje. Periudhë rënieje. Është në rënie.
✱Sin.: rrëzim, shkëputje, shembje, gremisje, rrokullisje, rrëzim, vdekje, përhapje, shfuqizim, mpakje, tulatje, platitje, dorëzim, goditje, sjellje, sëllim, prekje, prapavajtje, regres, zbaticë, depresion hyrje.
SHÚARJ/E,~A f. vet. nj. 1. Veprimi kur diçka pushon së djeguri a së ndriçuari; fikje. Shuarja e zjarrit nuk ndodhi menjëherë. Shuarja e llambës (dritave).
2. Ndërprerje e punës së motorit; ndalje. Shuarja e motorit i ndodhi papritmas.
3. fig. Veprimi kur sheshojmë diçka dalëngadalë (një kontradiktë, grindje); fashitje, platitje. Shuarja e grindjeve.
4. edhe fig. Veprimi kur është shfarosur a zhdukur diçka; asgjësim. Shuarja e shtetit.
5. fig. Mekje e zërit; fikje. Shuarja e zërit. Shuarja e muzikës.
6. Fshirje a prishje e diçkaje që është e shkruar, çregjistrim. Shuarja e fjalëve.
7. Tretje e një lënde në ujë ose hollimi me ujë. Shuarja e gëlqeres.
8. euf. Vdekje. E mësoi nga të tjerët shuarjen e dajës së vet.
✱Sin.: ndalje, platitje, fashitje, nemitje, venitje, shtypje, asgjësim, shfarosje, fikje, mekje, shkretim, fashitje, platitje, dobësim, zhdavaritje, rraskapitje, çregjistrim.
STRÚKJ/E,~A f. 1. Veprimi kur struk a strukem; përpjekje për të mos rënë në sy. E shkon jetën në strukje. Kishte kaluar vite në strukje. Strukja i ishte bërë mënyrë jetese.
2. Kruspullosje. Strukje nga lodhja e madhe. Hallet i kishin shkaktuar strukje.
✱Sin.: kruspullim, kruspullosje, skutje, tulatje, pulitje, platitje, rrëkutje, fshehje, maskim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë