Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur plas ose kur plaset diçka. Plasja e murit. Plasja e minave (e granatave). Plasja e lëkurës. Plasja e luftës (e kryengritjes).
2. Forca shkatërruese dhe zhurma e një lënde plasëse, e një bombe etj. kur shpërthen; shkatërrimi i diçkaje me anë të ndonjë lënde të veçantë plasëse; shpërthim. Plasje shurdhuese. Plasje bërthamore. U dëgjuan ca plasje. Bombë me plasje të ngadalshme (të vonuar) (usht.).
3. E çarë e vogël në diçka, plasë. Plasje kocke. Ka një plasje.
4. veter., mjek. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë kafshët shtëpiake (sidomos barngrënëset) e njerëzit, që shkaktohet nga një bacil dhe shfaqet zakonisht me një puçërr të zezë me qelb, me shumë zjarrmi, me shkumë nga goja e me skuqje të cipave të syve; dala e gjësë. Plasja e bagëtive. Vaksina kundër plasjes. Plasja e preftë! (mallk.) I rëntë plasja! (mallk.).
✱Sin.: pëlcitje, shpërthim, plasë, plasaritje, e padukur, mishëz, shpretkë, erëkeqe, gjëmim, ashpërsim, krisje, e krisur, çarje, e çarë.
♦ Ç’i këllet plasjen! bised. shih ç’i këllet flamën! bised. Më vjen plasje (për diçka) më vjen shumë inat që ka ndodhur ose që s’ka ndodhur diçka, s’duroj dot e po pëlcas nga inati; më vjen të pëlcas.
►PËRPLÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka. Iu përplas koka në shkallë.
2. vetv., vet. v. III përpiqet me një send tjetër të fortë. U përplasën dy makina. U përplas topi në shtyllë. Përplasen dallgët pas shkëmbinjve. Përplasej nëpër gurë.
3. vetv. Bie me vrull përdhe a mbi diçka tjetër të fortë. U përplas në tokë (në dysheme).
4. vetv. Lëshohem a ulem përnjëherësh në një vend për të pushuar etj., plandosem (kur jam shumë i lodhur, i dëshpëruar etj.). U përplas në kolltuk (në shtrat).
5. fig., bised., vetv. I drejtohem dikujt për ndihmë, shkoj dhe i kërkoj të më mbarojë një punë, i vete të gjej mbështetje. Përplaseshin tek ai të gjithë. Përplasej në drejtori (te prindërit) për çdo gjë. Ku të përplasem unë tani!
6. fig., vetv., vet. v. III Bie në kundërshtim, ndeshet një mendim a pikëpamje me një tjetër; ballafaqohet. Përplasën mendime (parime) të ndryshme.
7. pës. e PËRPLÁS.
✱Sin.: ndeshem, përpiqem, shkapetem, plaset, plandosem, shukatem, shukem, shembem, platitem, shplandosem, sharapiqem, ballafaqohem, cakërrohem, troshitem, tundem, goditem, rropatem, rrëzohem, lëshohem, ulem, degdisem, drejtohem, shkrepem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë