Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plantacion”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGRUMISHTE

AGRUMÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [AGRUMÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Tokë e gjerë e mbjellë me agrume; ngastër me agrume, plantacion agrumesh. Agrumishte e re. Agrumishteprodhim.
Sin.: agrumishtë, agrumore, plantacion.

KAJSISHTË

KAJSÍSHT/Ë,~Af. sh. ~A, ~AT bot. Plantacion a vend me kajsi.

KASHNJET

KASHNJÉT,~I m. sh. ~E, ~ET bot. 1. krahin. Gështenjë.
2. Pyll i madh a plantacion me gështenja; vend me shumë gështenja.

NEKTARINË

NEKTARÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Lloj pjeshke pa push. I ha shumë nektarinat. Pemë nektarine. Plantacion me nektarina.

PLANTACION

PLANTACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ekonomi e madhe bujqësore, ku mbillen e rriten bimëveçanta (si kafe, çaj, pambuk, banane etj.). Plantacion kafeje (çaji, bananesh, luleshtrydhesh). Pronar plantacioni.
2. Tokë e gjerë, që është mbjellë me një bimëveçantë bujqësore. Plantacion mollësh (kumbullash, pjeshkash, nektarinash, vreshtash, agrumesh). Plantacion orizi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.