Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plakarisem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PLAKARISJE

PLAKARÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET mospërf. 1. Veprimi kur plakaris ose kur plakarisem.
2. Gjendja kur plakaris ose kur plakarisem.

PLAKEM

PLÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bëhem plak; marr pamjen e një njeriushkuarmoshë; vjetrohem, mplakem. S’plaket ai njeri. U plak shpejt (para kohe). Sa qenka plakur! Mos u plaksh kurrë! U plakshi e u trashëgofshi! (ur.) U plak me një palë mend (mospërf.). Mëso sa je i ri, se, kur plakesh, s’ke dobi. (fj. u.). Kur plaket lisi, hapen zgërbonjat. (fj. u.).
2. bised., vet. v. III Kalon, ngryset (për kohën). Nuk plaket koha. Nuk plakeshin ditët.
3. fig. Jetoj, kaloj shumë vjet a një kohëgjatë bashkë me dikë; fitoj një përvojëmadhe duke bërënjëjtën punë a duke punuar në një vend për një kohëgjatë. U plakën me njëri-tjetrin. Jam plakur me atë punë. U plakzanat. Njeriu plaket duke nxënë. (fj. u.).
4. fig. Vonohem duke pritur dikë dhe mërzitem shumë. U plakëm duke pritur.
Sin.: mplakem, vjetrohem, moshohem, motohem, lashtohem, plakarecem, plakarisem, jetosem, kalohet, vonohem, thinjem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.