Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLAK vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj plak; e bëj të duket i shkuar në moshë; vjetroj, mplak. E plakën hallet e vuajtjet. Halli plak njerinë. (fj. u.).
2. bised. Kaloj, ngrys (kohën). Plak kohën (ditët). Plaku nja dy orë me të.
3. fig., bised. E vonoj, e bëj të presë dhe e mërzit shumë dikë. Ec, se na plake! Ai të plak duke folur.
✱Sin.: mplak, vjetroj, moshoj, plakarec, plakaris, lashtoj, thinj, vonoj, ngrys.
PLAKARÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET mospërf. 1. Veprimi kur plakaris ose kur plakarisem.
2. Gjendja kur plakaris ose kur plakarisem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë