Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLAKARÉCJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET mospërf. 1. Veprimi kur plakarec ose kur plakarecem.
2. Gjendja kur plakarec ose kur plakarecem.
►PLAKARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Plakem, vjetrohem; plakarecem.
►PLÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bëhem plak; marr pamjen e një njeriu të shkuar në moshë; vjetrohem, mplakem. S’plaket ai njeri. U plak shpejt (para kohe). Sa qenka plakur! Mos u plaksh kurrë! U plakshi e u trashëgofshi! (ur.) U plak me një palë mend (mospërf.). Mëso sa je i ri, se, kur plakesh, s’ke dobi. (fj. u.). Kur plaket lisi, hapen zgërbonjat. (fj. u.).
2. bised., vet. v. III Kalon, ngryset (për kohën). Nuk plaket koha. Nuk plakeshin ditët.
3. fig. Jetoj, kaloj shumë vjet a një kohë të gjatë bashkë me dikë; fitoj një përvojë të madhe duke bërë të njëjtën punë a duke punuar në një vend për një kohë të gjatë. U plakën me njëri-tjetrin. Jam plakur me atë punë. U plak në zanat. Njeriu plaket duke nxënë. (fj. u.).
4. fig. Vonohem duke pritur dikë dhe mërzitem shumë. U plakëm duke pritur.
✱Sin.: mplakem, vjetrohem, moshohem, motohem, lashtohem, plakarecem, plakarisem, jetosem, kalohet, vonohem, thinjem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë