Fjalori

Rezultate në përkufizime për “plagoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PARIT

PARÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Thaj pranë zjarrit, ter. Thaj drutë e lagura.
2. E fërkoj dikë me vaj që ka një ftohje muskulore.
3. Djeg plagën për ta mjekuar. E pariti plagën me pishë.
4. Vrapoj për të kapur dikë në një lojë etj. Pariti sa iu zu fryma.
5. E rrah keqas dikë, e godas pa mëshirë.
6. Plagoj dikë.
7. Vras dikë.

PLAG

PLAG vep., ~A, ~UR kal. Plagoj, plagos. E plagu në shpirt.

PLIR

PLIR vep., ~A, ~UR kal. 1. Rrah keq dikë sa i shkaktoj gjakderdhje.
2. Plagoj, plagos.

PËRPLAGOJ

PËRPLAG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E plagoj përsëri e më rëndë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.