Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKINXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË hist. Kalorës ose këmbësor i trupave sulmuese e ndëshkimore në Perandorinë Osmane, që mbaheshin në kufi me vendet e tjera dhe që sulmonin të parët për të vrarë, për të djegur e për të plaçkitur. Ushtria e akinxhinjve. Komandanti i akinxhinjve. Kalorësia e akinxhinjve. Sulm i egër i akinxhinjve.
BASHARÍTUR (i, e) mb. Që është basharitur; i grabitur, i plaçkitur. Mall i basharitur. Shtëpi e basharitur.
PUSÍ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pritë që i bëhet dikujt për ta vrarë, për ta plaçkitur etj. në befasi. I ngriti (i zuri, i vuri) pusi. Ra në pusi. E vranë në një pusi. Pusia e fortë të merr dyfekun. (fj. u.).
2. fig. Mashtrim i pabesë, pabesi. Pusia të ha. (fj. u.). Syri i zi e qimezi, shpejt bie në pusi. (fj. u.).
✱Sin.: pritë, pabesi, ushezë, mashtrim.
VJÉDHUR (i, e) mb. 1. Që i është marrë dikujt ose është përvetësuar pa leje e fshehurazi. Gjë e vjedhur. Pasuri e vjedhur.
2. Që i është marrë dikujt me forcë ose me dinakëri; i rrëmbyer. Toka të vjedhura. Pasuri e vjedhur. Pronë e vjedhur.
3. fig. Që është mësuar ose është marrë nga dikush pa e kuptuar ky. Zanat i vjedhur.
4. fig. Që është e tjetërkujt, po që dikush e paraqit a e quan si të veten (për një ide, tezë, studim a punim shkencor etj.). Ide e vjedhur. Mendim i vjedhur. Punim, studim (shkencor) i vjedhur.
✱Sin.: i rrëmbyer, i grabitur, i përvetësuar, i plaçkitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë