Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LËVÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ujëvarë; rrëke mali që zbret me vrull në një vend të pjerrët. Lavarja e Mirushës. Lëvarja e Thethit. Lëvaret e malit.
2. Shpat mali shumë i pjerrët, faqe shkëmbi e pjerrët si thikë; vend shumë i pjerrët, rrëshqitë; rrugë shumë e pjerrët në një faqe mali.
3. Gjurmë. S'ia gjetën lëvaren. E ndoqi (e gjeti) pas lëvares.
✱Sin.: ujëvarë, rrëke, shpat, faqe, pjerrësirë, rrëshqitë, gjurmë.
PJERRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [PJERRÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] Vend i pjerrtë, pjerrinë, pjerrësirë.
✱Sin.: pjerrinë, pjerrësirë, pjerrësi.
PJERRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i pjerrët; vetia e diçkaje që është e pjerrët. Pjerrësi e madhe. Pjerrësia e shkrimit. Pjerrësia e faqes së malit (e rrugës).
2. Sipërfaqe e pjerrët; vend i pjerrët; shpat. Pjerrësi e thiktë (e butë, e ëmbël). Në pjerrësinë e malit (e kodrës). Zbritën nga një pjerrësi. Iu ngjitën një pjerrësie.
3. spec. Shmangie e një vije a e një rrafshi nga drejtimi horizontal ose i pingultë; shkalla e kësaj shmangieje. Pjerrësi prej tridhjetë gradësh. Këndi i pjerrësisë. Pjerrësia e rrezeve të dritës.
4. gjeom. Këndi ndërmjet dy drejtëzash a dy planesh ose ndërmjet një drejtëze e një plani që nuk janë as paralel as pingul ndërmjet tyre.
✱Sin.: pjerrtësi, pjerrje, prirje, pjerrësirë, shulnajë, pjerrinë, dërrmë, rrokullime, shkarëzimë, greminë, tatëpjetë, e tatëpjetë, rripë, brinjë, shpat, rrëzomë, rrëzimë, shulnajë, xibërrimë, zbritje, thikë.
ZBRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Zhvendosja nga lart poshtë, zënia e një vendi diku më poshtë nga ku ndodhem, ulje; rënie; lëvizje poshtë nëpër një shkallë a nëpër diçka tjetër; ulja shkallë-shkallë nga një pikë më e lartë në një pikë tjetër më të ulët; kund. hipje, ngjitje. Zbritja nga çatia. Zbritja në katin e parë. Zbritja në det (në rrugë, në lumë, në fushë etj.) Zbritja e shkallëve. Zbritje nga bjeshkët. Më e mirë është zbritja më këmbë. Zbritja nga aeroplani. Zbritja nga pema. Nuk e duron dot zbritjen e tatëpjetës. Rruga është me hipje e me zbritje.
2. Rënie, shtrirje, mbulim, pllakosje e diçkaje mbi dikë a diçka. Zbritja e mbrëmjes. Zbritja e errësirës. Zbritja e mjegullës nga mali. Zbritja e reve. Filloi zbritja e aeroplanit
3. edhe fig. Zvogëlim, pakësim, dobësim i nivelit a i vlerës së diçkaje; rënie në një shkallë më të ulët; ulje; kund. ngritje, rritje. Zbritja e nivelit të ujit. Zbritja e çmimeve (e qirave). Zbritje të mëdha (të jashtëzakonshme) në treg. Prodhime (oferta) me zbritje. E bleu me zbritje. Nuk bënte zbritje. Të gjitha zbritjet e së premtes. Zbritja e temperaturës. Filloi zbritja. Zbritje nga kategoria. Karriera e tij ishte në zbritje. Zbritje në hierarkinë e gradave.
4. mat. Një nga të katër veprimet themelore të matematikës, me anë të të cilit nga një numër (i zbritshmi) heqim një numër tjetër (zbritësi) dhe gjejmë mbetjen, heqje; kund. mbledhje. Mbledhje dhe zbritj deri në 10. Prova e zbritjes. Bëri zbritjen. Zbritje me (pa) mbetje. Rezultati i një zbritjeje quhet ndryshim.
5. Vend që vjen duke zbritur, pjerrësirë, tatëpjetë. Zbritje e ëmbël (e butë, e lehtë, e vështirë, e rrezikshme). Zbritje pingule.
✱Sin.: ulje, varje, rënie, zdrypje, mbulim, pllakosje, zvogëlim, pakësim, dobësim, heqje, tatëpjetë, pjerrësirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë