Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pjellje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIRIM

BIRÍM,~III m. sh. ~E, ~ET Lindja e një biri; sjelljejetë; pjellje.

BOKS

BOKS,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Ndarje e vogël brendastallë, e ndërtuar zakonisht me thurje, ku mbahenvegjlit e sapolindurkafshëve shtëpiake për t’i veçuar nga nënat a për t’u kujdesur për ta; gardhole. Boksi i viçave (i qengjave, i gicave). Boksi i zogjve. Bokse për pjellje. Shtie (fut, mbyll) në boks.
2. Koçek prej thuprash, ku mbahet pambuk, misër etj. Bokset e pambukut (e misrit).
3. sport. Ndarje e posaçme përgjatë pistës ku ndalen makinat ose motorët gjatë garës, për t’u furnizuar me karburant, për të ndërruar goma, për riparimeshpejta etj. Makinat kthehenboks për të ndërruar gomat. Në fundgarës u tërhoqboks. Humbi disa sekonda se u kthye ne boks.
Sin.: gardhole, kumac, koçek, koshtar, thark, çarranik.

FEMËRIM

FEMËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjellje e këlyshit femër (për kafshët). Femërimi i lopës.
2. përmb. Grari; kund. mashkullim, burrëri. Ishte mbledhur femërimi në mes të lagjes.
Sin.: grari, vajzëri, femëri.

LINDJE

LÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dikush deljetë nga barku i nënës, ardhjejetë; kund. vdekje. Lindje e lehtë (e vështirë). Lindje e parakohshme. Lindja e fëmijës. Vendi i lindjes vendlindja. Shtëpia (dhoma) e lindjes. Dita (koha) e lindjes. Dhimbjet (ethet) e lindjes. Leja e lindjes. Dhjetëvjetori i lindjes. Që në lindje që kur lind. ditët e para pas lindjes. Që nga lindja derivdekje.
2. bised. Foshnja e lindur nga nëna. Mjeku (mamia) pret lindjet. Ka pasur pesë lindje.
3. Njerëzit e barkut të vet, pasardhësit; trashëgimtarët. Thirri gjithë lindjen e vet.
4. edhe fig. Koha kur del a kur nisshfaqet diçka, çasti kur krijohet, ngrihet a themelohet diçka; fillimi i veprimtarisëdikujt a të diçkaje. Lindja e demokracisë. nga lindja e UÇK-së.
5. Pika e horizontit nga lind dielli; anaështë në të djathtë kur kthehemi me fytyrë nga veriu, drejtimi i përkundërt me perëndimin; vend (pjesë e një shteti a kontinenti, krahinë a tërësi krahinash, zonë) që ndodhetanën nga lind dielli; kund. perëndim. Lindja e Largët (e Mesme, e Afërt). Lindja e Shqipërisë. Lindja e Evropës. Popujt e Lindjes. Në lindjevendit (të qytetit, të fshatit). E ka hyrjen nga lindja. Sheh (vështron) nga lindja. Vjen nga lindja.
6. bised. Erë e thatë e pa reshje, që fryn prej anës nga lind dielli. Fryn lindja.
Sin.: lirim, pjellje, foshnjë, pasardhës, trashëgimtar, fillim, dalje, ngjallje, ngritje, themelim, krijim, drejtim, erë.

LIRIM

LIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çliroj një vend, një popull ose një grup nga pushtimi, robëria ose shfrytëzimi. Lirimi i vendit. Lirimi si akt çlirimi kombëtar e shoqëror. Dita e lirimit.
2. Nxjerrja e një personi nga burgu dhe lënia e tij i lirëqarkullim. Lirimi nga burgu. Pas lirimit nga burgu, ai u integruashoqëri.
3. Heqja nga shërbimi ushtarak ose shkarkimi nga një detyrë për ta shpënë a caktuar në një detyrë a funksion tjetër. Lirimi nga ushtria. Lirimi nga detyra. Dolilirim.
4. Lehtësimi i dikujt nga një barrë, punë ose detyrim. Lirimi nga përgjegjësia. Provimet e lirimit.
5. Zgjidhja ose lëshimi i një kafshe nga lidhja ose mbyllja për ta lënëqarkullojë. Lirimi i kuajve. Lirimi i qenit nga zinxhiri.
6. Zbrazja e një hapësire ose e një objekti; lënia e lirë e vendit; tërheqja e forcave nga një zonë. Lirim i mjedisit. Lirimi i koshitmbeturinave. Lirimi i qytetit. Lirimi i objektit sipas urdhrit.
7. Zbutja e shtrëngimit të një objektilidhur fort ose të veshur ngushtë. Lirim i rripit (i nyjes, i frenave, i vidhës).
8. Pakësimi ose zhdukja e një dhimbjeje trupore. Lirimi nga dhimbja. Lirimi nga lindja. Pas lirimit të dhimbjes, trupi hyrigjendje qetësie.
9. Shkëputja ose çlirimi i diçkaje materiale që nuk rri më e lidhur fort. Lirimi i dërrasave.
10. Ulja e çmimit të një malli. Lirimi i çmimitfrutave (perimeve, bulmetit.)
11. Shfajësimi i dikujt nga një faj ose akuzë. Lirimi nga faji.
12. Çlirim i energjisë ose i një substance nga një trup, nga një proces kimik ose fizik. Lirimi i energjisë (i nxehtësisë). Lirimi i gazeve.
Sin.: çlirim, zhburgim, shëlbim, shëlbesë, zhdetyrim, lehtësim, lëshim, zbrazje, shmangie, largim, lejim, shmangie, shtendosje, zhbllokim, zbërthim, zhvidhosje, lindje, pjellje, lirësim, shfajësim, ulje.

PJELLJE

PJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pjell. Pjellje e hershme (e vonë). Pjellja e lopëve (e deleve).
2. I vogli i bagëtisë, pjellë. Morën pjelljet e para nga delet.
Sin.: lindje, pjellë, bërje, frytëzim, shpikje, sajim.

PJELLME

PJÉLLM/E,~JA (e) f. Pjellje, të pjellët, lindje. E kishte mendjen tek e pjellmja.

PJELLË
PJELLË

PJÉLLË,~T (të) as. Lindje; pjellje.
Me *të mbjellë e me të pjellë.

PJELLËSHE

PJÉLLËSHE mb. f. 1. Pjellëse.
2. Pjesë e dytë e emërtimevepërbëratregon sa pjellje ka bërë një kafshë (p.sh.: njëpjellëshe, dypjellëshe, trepjellëshe etj.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.