Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HÉSHT/Ë,~AII bot. 1. (lat. Scirpus triquetrus) Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell me tre kënde, me gjethe të sheshta në trajtë bari dhe me thumba të vogla, shpesh ngjyrë kafe ose kafe të gjelbër.
2. bot. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta për llojet e ndryshme të heshtave. Heshta e fushave (lat. Scirpus campestris) bimë barishtore shumëvjeçare e llojit hermafrodit, që pjalmohet nga era, e përshtatshme për tokë të lagësht, që mund të rritet në ujë, në mjedise pyjore me gjysmëhije ose pa hije. Heshta e ujit (lat. Scirpus lacustris, Schoenoplectus lacustris) bimë ujore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë, të drejtë e cilindrik, që rritet në liqene, kënete dhe brigje lumenjsh; kallamisht klasik i ujërave të qeta.
PAPJALMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk pjalmohet a që nuk mund të pjalmohet; kund. i pjalmueshëm. Lule të papjalmueshme.
PJALMÍM,~I m., bot. Veprimi kur pjalmon ose kur pjalmohet. Pjalmimi me anë të bletëve. Pjalmim i drejtë pjalmim që bëhet ndërmjet organeve mashkullore e femërore të së njëjtës lule. Pjalmim i zhdrejtë (i kryqëzuar, i tërthortë) pjalmim që bëhet kur pjalmi vjen nga një lule tjetër, i sjellë nga era, nga bletët etj.
✱Sin.: endëzim, polenizim, pllenim.
PJALMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., biol. Që pjalmohet a që mund të pjalmohet; kund. i papjalmueshëm. Lule (bimë) të pjalmueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë