Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PITËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Dendësohet, shpeshtohet.
PLOT ndajf. 1. Mbushur aq sa nxë, deri në buzë; aq sa merr, pa asnjë vend të pazënë ose hapësirë të zbrazët (për enët, hapësirat etj.), mbushur; kund. bosh; zbrazët. Me gojën plot. Me xhepat plot. E mbushi gotën plot. Dhoma (auditori salla) ishte plot. E mbushi koshin plot me rrush. Është plot, s’nxë më. Plot e përplot. Plot e për majë. Agonia e luleve të saksisë e mbush dhomën plot me aromë! (fj. u.)
2. Me shumë njerëz, kafshë a sende, mbushur. Oborri ishte plot me njerëz. Kopshti ishte plot me lule. Molla ishte plot me kokrra. Vendi ishte plot me ujë (me baltë, me moçale, me drurë, me gurë).
3. Shumë, sa të duash; mjaft. Ka plot. Kishin ardhur plot. U bëmë plot. Vajtën plot.
4. Me të gjitha, pa i munguar asgjë. Tryeza ishte plot. E ka shtëpinë plot.
5. Me pamje të plotë, duke e parë të tërë. Është hëna plot është hënë e plotë. S’e shoh plot. Duket plot.
6. bised. Në shenjë; me sukses, duke arritur qëllimin, jo kot; kund. bosh. Shtiu (qëlloi) plot. Më doli rruga plot.
✱Sin.: përplot, plotpërplot, plotësisht, fytas, krejt, rrafsh, grykas, grykazi, fytthi, cit, citë, brus, rrësk, rrumbull, krrëk, rrumbullak, brumbull, gargull, gic, deng, dengëza, vica, shaz, krejtësisht, prush, greth, kërpicë, kapicë, lëmë, plis, pitër, mizëri, mizë, rrungajë, det, shumë, gjithë, plym, mbushur, prerë, pjergull, rraxhë, gërmajë, grumbull, dyst.
♦ Me *barkun plot. *Djepi plot e këmbët jashtë (dikush) iron. Me *duar plot. E ka hambarin plot (dikush) nuk vuan për asgjë, i ka gjithë të mirat; kund. e ka hambarin dërrasë (dikush). E ka kokën (kryet) plot (dikush). 1. Është i ditur e i mësuar; është i mençur; kund. e ka kokën (kryet) bosh. 2. Është i bindur plotësisht për diçka; e ka mendjen top. E kam syrin plot jam i kënaqur plotësisht me diçka; i kam të gjitha, jam i ngopur me gjithçka; m’u ngop syri. E kam zemrën plot jam shumë i kënaqur e i lumtur, jam shumë i gëzuar, se kam gjithçka, kam gjithë ata që i dua e ashtu si i dua; e kam zemrën të ngrohtë. E ka xhepin (qesen, kuletën) plot (dikush) ka shumë para; është në gjendje të mirë ekonomike; e ka xhepin (qesen) të ngrohtë. Ma mbushi *zemrën (shpirtin) (plot) (dikush a diçka). M’u mbush *zemra (shpirti) (plot). Me plot *gojën. Me plot *zemrën. *Syri plot e dora thatë. E shikon me syrin plot (dikë a diçka) ka lakmi për dikë a për diçka, e lakmon; e heton mirë për të nxjerrë diçka për vete. *Urtë e butë e plot tiganin (dikush) iron. Me *zemrën (me shpirtin) plot.
ZBOKTH,~I m. Leskra të vogla, të thata e të bardha, që dalin nga lëkura e kokës dhe bien kur krihemi ose kur shkundim flokët. Zbokthi i flokëve. Bar kundër zbokthit. Ka zbokth. I ka rënë zbokthi në jakë. I fshiu zbokthin. Copëza zbokthi i kishin rënë mbi supe dhe dukeshin si një shtresë e hollë bryme.
✱Sin.: hedhë, pah, vrokth, pall, pitër, zhul, shqimth.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë