Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pitë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MASAT

MASÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Uror. Masati dhe eshka. E ndezi me masat. Është masat pa xixa (për dikë) është i metë, i pitë.
Për një masat gjer në Berat tall. për një gjë të vogëlshkosh aq larg!; për një fitimvogëlheqësh një mundimmadh!; mundohet shumë dikush për hiçmosgjë; për një kockëgjerë në Poloskë; për një fërgesë gjerShalës krahin.; për një lugë trahan gjer në Turan krahin.; Nuk i ndezi masati (dikujt) nuk i eci puna mbarë, i ngeci puna, nuk ia arriti qëllimit; nuk pati sukses, i vajti kot mundimi, dështoi; nuk i doli diçka ashtu siç e mendonte a e dëshironte; nuk iu plotësuan shpresat; s’i shkoi fjala; iu këput balçi i torbës; iu thye çerepi; ashtu i vajti filli; e humbi davanë (dikush). (Shkojnë) si *eshka me masatin (me urorin).

MUFLE
PITARAQ

PITARÁQ,~E mb. 1. I shtypur, i sheshtë si pite. Me fytyrë pitaraqe.
2. fig. I mangët nga mendja.
3. I mefshtë, i pitë.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.