Fjalori

Rezultate në përkufizime për “piston”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PISTON

PISTÓN,~I m. sh. ~A, ~AT tek. Pjesë e një motori, e një pompe, e një kompresori etj. në trajtën e një shtage, të një disku ose të një kupe, që lëviz e puthitur brenda një cilindri. Piston automjeti (automobili). Veturë me tetë (me gjashtë, me katër) pistona. Motor me dy pistona. Pistona unazorë prej çeliku. Lëvizjet e pistonit.

POMPË

PÓMP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Makinë a pajisje e posaçmeshërben për të nxjerrë nga toka ujë ose naftë, për ta ngritur ujin në një vend më të lartë etj.; tullumb uji, trumbë. Pompë elektrike. Pompë ujitëse (ujëheqëse). Pompë (benzine, nafte). Nxjerr me pompë. Pompë hidraulike. Pompë thithëse. Pompë me avull. Pompë me pedal. Pompë me piston. Pompë rrotullore (vertikale).
2. Vegël e posaçmeshërben për të mbartur një gaz nëpërmjet shtypjes, për të fryrë me ajër gomat e biçikletave, të automjeteve etj. Pompë dore. Pompa e biçikletës. Pompa e zjarrfikëses.
3. Vegëlpërdoret për të spërkatur bimët, për të lyer muret me gëlqere etj. me anën e forcësajrit. Pompë spërkatëse. Pompë grasatuese. Pompë shpine (dore). Pompë vaji. Pompë për pluhurosje (për lyerje).
4. mjek. Pompëz.
Sin.: trumbë, tullumb, fryjëtore, spërkatëse.

STRËCKË

STRË́CK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Gyp i vogël druri me një shkop si piston brenda, të cilin fëmijët e bëjnë si lodër për të hedhur ujë me forcë. E lagu me strëckë. Luanin me strëcka. Kishte sajuar disa strëckavogla.
Sin.: stërlagës, cërcallë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.