Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BUÇKARÍT/EM jovep., ~A, ~UR bised. 1. vetv., vet. v. III Vjen, fryhet, ngrihet (brumi, mushti, kosi etj.), mushtohet.
3. fig., keq., vetv. Vë shëndet, bëhem më i plotë në fytyrë e në trup; bëhem buçkan, mbushem. U buçkarit nga rehatia. U buçkaritën si derrkucë.
3. fig., keq., vetv. Fryhem, ngrefosem, krekosem; mburrem, shes mend. Buçkaritej si brumi i ardhur. Buçkaritet si gjel deti. - Rri, mor lugat, mos u buçkarrit si kos i thartë! (folk.). U pëlqente të buçkariteshin ca para çupave të fshatit. (folk.).
4. vetv., vet. v. III Bërlyket. Buçkaritet kau (lopa).
5. pës. e BUÇKARÍT.
✱Sin.: mbushem, shëndoshem, bullafiqem, fryhem, ngrefosem, krekosem, kapardisem, kacagjelohem, kapistallem, pistallem.
►PËRRÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. E kaloj kohën me muhabet a duke bërë shaka me dikë; tallem, mahitem. Përrallej me fëmijët. Përralleshin njëri me tjetrin.
2. E kaloj kohën kot, sillem pa punë. Mos u përrallni!
✱Sin.: tallem, mahitem, endem, përendem, sorollatem, vërdallem, vërdallosem, shullëhem, sillem, harboj, harbohem, kullos, lakadridhem, ngarris, bredh, vozis, trapis, nusëroj, tuhatem, tollovitem, tororisem, mërzej, hallavitem, sallais, pistallem, kapistallem, kërrnjotem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë