Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pispilloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PECULLOJ

PECULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pispilloj.

PISPILLOS

PISPILLÓS vep., ~A, ~UR keq., kal. Vesh, kreh e stolis dikëmënyrë tepërstërholluar; merrem shumë me diçka për ta zbukuruar.
Sin.: pispilloj, spitulloj, spilloj, pilloj, zbukuroj, vesh, kreh.

ZBUKUROJ

ZBUKUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj dikë a diçkabukur a më të bukur nga ç'është; i jap dikujt a diçkaje pamjebukur, e bëjbukur; stolis; kund. shëmtoj. Zbukuroi shtëpinë (dhomën). Zbukuruan sheshin (rrugën, vitrinën). Zbukuronte fytyrën. Zbukuroi nusen. E zbukuroi me lule (me sendeqëndisura, me fije ari). E zbukuroi me gdhendje. E zbukuroi me flamurë (me fotografi). Zbukuroj me laps (me bojëra). Zbukuroj me daltë. Mendja e zbukuron njeriun (trupin). (fj. u.). Të riun e zbukuron rinia, plakun stolia. (fj. u.). Njeriu e zbukuron vendin, jo vendi njeriun. (fj. u.).
2. edhe keq. E përpunoj dhe e pasuroj, e latoj dhe e limoj, e stërholloj për ta bërëtërheqës, më të gjallë e më shprehës (për stilin, gjuhën etj.). E ka zbukuruar gjuhën (stilin). - Përse nxitohesh? - Urdhëro brenda, se nuk të ha, shtoi me një zë që përpiqej ta zbukuronte për të mos e trembur. (folk.).
3. fig. E paraqit dikë a diçka në një pamje më të bukur nga ç'është, duke i nxjerrë në pah anët e mira ose duke i shtuartjera që s'i ka dhe duke ia fshehurmetat e gabimet; e idealizoj. E zbukuroi gjendjen (realitetin). E zbukuroi me fjalëtepërta. Zbukurontekaluarën. Flet hapur e pa i zbukuruar gjërat.
Sin.: stolis, lulëzoj, hijeshoj, rregulloj, nis, ndreq, kërpis, këndell, pispilloj, godis, ujdis, ormis, lezetoj, qëndis, latoj, limoj, sheqeros, zbus, idealizoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.