Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HANDRÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET krahin. 1. Lëng i trashë, qelb. Handraku i plagës. Kullon handrak.
2. Qurra.
3. Jashtëqitja e njeriut dhe e kafshëve; të ndryrët; pleh. Handraku i bagëtive. Handraqet e kandrrave. Handraqe shtazore.
4. kryes. sh. Mbeturinë a mbetje nga diçka e shkatërruar ose e prishur, që nuk hyjnë më në punë; diçka që nuk ka më vlerë, pasi është përdorur gjatë dhe është vjetruar; fundërrinë. Handraqet e tullave. Handraqet e një shtëpie të rrëzuar. Grumbullimi i handraqeve.
5. fig., keq. Punë a veprimtari e ndyrë, ndyrësi; veprim i ulët, i pandershëm dhe i turpshëm. Handraqet e qeverisjes jo dinjitoze. Handraqet e shoqërisë.
✱Sin.: qelb, çmërs, ujerë, qurra, kakëza, jashtëqitje, pleh, fekale, të mbetura, të ndyta, të pëgëra, nevojë, mut, kakë, fundërri, fundërrinë, ndyrësi, ndotësi, fëlliqësi, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, lapërdhi, llomështi, pisllëk.
KRÍMBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbushje me krimba; prishje e një lënde organike.
2. Pjesa e krimbur, e kalbur dhe e padobishme e diçkaje (e një fryti, e një ushqimi etj.). Pastruam (hodhëm) krimbjen.
3. edhe fig., mospërf. Gjë e vjetër dhe e fëlliqur; fëlliqësi; pisllëk.
✱Sin.: kalbje, fëlliqësi, pisllëk, kalbësirë.
MASKARALLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Veprim e sjellje prej maskarai. Veprimi i tij ishte maskarallëk i madh. Pse sillet ashtu, ç’është ky maskarallëk!?
2. Punë e poshtër dhe e ndyrë. Po jua them se çfarë maskarallëku do të bëhet. Pas kurrizit të tij po luhej ndonjë maskarallëk. Merrej me maskarallëqe. Kishte bërë një mijë e një maskarallëqe.
3. kryes. sh. Fjalë të ndyra, fjalë të liga. Nxori nga goja gjithfarë maskarallëqesh.
✱Sin.: poshtërsi, pafytyrësi, paturpësi, batakçillëk, pandershmëri, ndyrësi, pisllëk, ligësi.
NDYRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i ndyrë; cilësia e atij që është i ndyrë; kund. pastërti. Ndyrësia mbretëronte në atë vend.
2. Gjë e ndyrë, mbeturinë e papastër e diçkaje. Ndyrësitë e lumit. Një grumbull ndyrësish. Pastroj ndyrësitë.
3. fig. Veprim a punë e ulët, e pandershme dhe e turpshme. Ndyrësitë e pushtuesve. Ndyrësitë e njerëzve të shthurur. Ndyrësi politike.
4. Fjalë e ndyrë, sharje me fjalë të ndyra. Nxirrte ndyrësi nga goja. S’la ndyrësi pa i thënë.
5. Njeri i ulët e i ndyrë për nga sjellja. Është njeri i ulët, një ndyrësi.
✱Sin.: ndot, ndotësi, të ndotë, të ndytë, fëlliqësi, të pëgërë, ndyrësirë, ndotje, fëlliqësirë, qelbësirë, lerë, zhul, zgjyrë, handrak, mutësi, llomështi, lapërdhi, llangosje, palavi, pisllëk, pocaqi, pleh, jashtëqitje, fëlligështi, fëlligë, rrushkulli, turp, poshtërsi, batakçillëk, batakçi, handrak.
PAPASTËRTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i papastër, gjendja e dikujt a e diçkaje të papastër; mungesë pastërtie; kund. pastërti. Papastërti e madhe. Papastërtia e trupit. Papastërtia është burim sëmundjesh.
2. kryes. sh. Pluhura, baltë, lyrë ose mbeturina sendesh të ndryshme e të pavlefshme që mblidhen diku a mbi diçka; plehra. Fshiu (hodhi) papastërtitë.
3. kryes. sh. Lëndë e huaj dhe e panevojshme e përzier në një tjetër. Papastërtitë e ujit (e mineralit). Pastrojnë drithërat nga papastërtitë.
✱Sin.: pisllëk, palavi, ndyrësi, fëlliqësi, fëlliqësirë, baltë, lyrë, këllirë, mbeturina, plehra, fundërrina, shpërlasina.
PISLLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Ndyrësi, papastërti. Luftoj (zhduk) pisllëkun. Kishte pisllëk të madh.
2. Diçka e pistë, mbeturinë e papastër e diçkaje, papastërti, lëmishte. Hoqi pisllëqet. Kishin rënë pisllëqe mbi dysheme (mbi tavolinë).
3. fig. Punë e ndyrë, ndyrësi, keqësi. Pisllëqe të paskrahëve. Kjo binte erë pisllëk.
✱Sin.: papastërti, ndyrësi, fëlliqësi, fëlliqësirë, mbeturinë, lëmishte, batakçillëk, maskarallëk, strup.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë