Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pishtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAULINË

DAULÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Sasi kashte a bari e lidhur me lidhëseformë kubi a cilindri; deng kashte. Daulinë me kashtë (me bar).
2. etnogr. Tufë me bar të thatë ose me kashtë, e lidhur me kulpër a me tel, të cilën fëmijët e ndezin dhe e mbajnë si pishtar për ditën e verës.

FENER

FENÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Llambë ndriçimi me vajguri etj., që është e mbyllur përqark me xham për të mos u shuar nga era dhe që ka një dorezë teli për ta mbajtur. Drita e fenerit. Ndezi fenerin e dorës. Mbushi fenerët me vajgur. Fener minierash. Fener xhepi llambë xhepi me bateri.
2. Llambë ndriçimi me bateri, që vihet zakonisht në të dy anët e përparme të një makine, përpara motoçikletës a biçikletës për të ndriçuar rrugën gjatë udhëtimit natën. I kishte ndërruar fenerët e makinës. E ngiste motorin me fenerëshuar.
3. Pajisje me dritëfortë, e vendosur në një vendlartëbregdetit (zakonisht mbi një kullë) si shenjë për anijet, që lundrojnë natën; far. Fener deti. Kulla e fenerit. Drita e fenerit mezi shquhej nga anijet.
4. fig. Diçka a dikushtregon rrugën a drejtiminduhet ndjekur; udhërrëfyes. Fjalët e tij e shndërruan në një fener ndriçues për brezin e tij.
Sin.: llambë, kandil, far, udhërrëfyes, ndriçues, pishtar, udhërrëfyes.
Baret (ecën) pa fener (dikush) keq. nuk i mendon mirë punët, punon pa plan, pa ndonjë qëllimcaktuar; shkon kuturu; shkon në arë pa shat tall.; sheh yllin e merr pyllin. E kërkoj me fenerdorë (dikë a diçka) e kërkoj gjithandej, s’lë vend pa kërkuar; rrah (çaj) dheun; s’lë derë e deriçkë.

MASHALLA

MASHALLÁ,~JAII f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Kuti teneqeje me hi e me vajguri, që përdorej për ndriçim. Ndiznin mashallanë.
2. Pishë a urë e madhe e ndezurpërdorej për ndriçim natën, pishtar, flakadan. Rrugët ndriçoheshin me mashalla. Herë pas here qyteti bëhej ditë nga mashallatë.
Sin.: pishtar, flakadan.

PISHAK

PISHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pishë me trungtrashë; cung pishe. Nën një pishakmoçëm.
2. Pyll i vogël me pisha.
3. Copë pishe e ndezur për të ndriçuar, pishtar. Me pishakëduar.
4. fig. Nxehtësi e madhe. pishakdiellit.
Sin.: cungpishë, pishnajë, pishtar, vapë, halishtë, nxehtësi, vapë, zheg.

PISHANAK

PISHANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pishtar; ndriçues.
2. fig. Udhërrëfyes, pishtar.

PISHANAK

PISHANÁK,~E mb., edhe si em., fig. 1. ndriçon një shtëpi, një rrugë etj., pishtar; ndriçues.
2. fig. Udhërrëfyes, pishtar.

PISHTARMBAJTËSE

PISHTARMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajomban pishtarin e lojërave olimpike etj.
2. Mbajtëse, e varur zakonisht në mur, ku vendoset një pishtar.

QIRIMBAJTËSE

QIRIMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbështetëse prej druri a prej metali për të mbajtur qirinjtëndizen; shandan. Qirimbajtëse argjendi. Qirimbajtëse me tri degëzime.
Sin.: shandan, kandiler, pishtar.

SHAMATOR

SHAMATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shandanpërdorej dikur për të mbajtur pishën. Ndërroja pishën shamatorit! E pastroi pak shamatorin.
2. Mjetpërdoret si tapë për të mbyllur grykën e enëvendryshme, shtupë, mbyllëse, tapë, kaçole, gëlçomë. Shamator prej misri. I vuri shamatorin shishes.
Sin.: pishtar, qirimbajtës, kandiler, shtupë, mbyllëse, tapë, kaçole, gëlçomë.

SHANDAN
ÇIRAK

ÇIRÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kandil, bishtuk. Flaka e çirakut. Ndez (shuaj) çirakun. I hedh vaj çirakut.
2. Pishtar. Çiraku i kandilit. Çiraku s’i sheh këmbët e veta. (fj. u.).
3. vet. sh. Tre gurë ose tri tullavihen si këmbjevatër ose anës zjarrit. Çirakët e zjarrit. E vë kazanin mbi çirakë.
Sin.: kandil, bishtuk, pishtar, këmbje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.