Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJGÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i fëlliqur me bajga, që është bërë gjithë bajga; i ndotur, i pistë, i papastër. Vend i bajgosur.
2. Që i ka shkuar bark, që e ka zënë barku (për bagëtitë). Lopë e bajgosur.
✱Sin.: i ndyrë, i ndytë, i ndotur, i fëlliqur, i papastër, i palarë, helaq, fëlliqan, i pistë, pisanjos.
DÁNGO mb. 1. I ndyrë, i përlyer a i fëlliqur, i ndotur. Njeri (gjë) dango.
2. fig. I keq; i ulët e i pandershëm në veprimet që bën; i poshtër.
✱Sin.: i ndyrë, i fëlliqur, i përlyer, i zhyer, i ndotur, i ndytë, ndyracak, i ndragët, i qelbur, i njollosur, i pistë, pisanjos, i papastër, i lyrët, i laturisur, i zgjyrosur, i pandershëm, i ulët, i poshtër, i pështirosur, i lig, negativ, i pamoralshëm.
NDÝRË (i, e) mb. 1. Që është përlyer, bërë me baltë, me lyrë, me bojë a me diçka tjetër, i fëlliqur, i zhyer, i ndotur; që të fëlliq; kund. i pastër. Rroba të ndyra. Shami e ndyrë. Me duar të ndyra.
2. fig. I pandershëm, i ulët; që të ngjall neveri, i neveritshëm, i fëlliqur. Punë e ndyrë. Veprime të ndyra. Qëllime të ndyra. Shpifje (trillime) të ndyra. Luftë e ndyrë. Politikë e ndyrë.
3. fig. Që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme, i poshtër. Njeri i ndyrë.
4. Që është në kundërshtim me moralin e shoqërisë, i palejueshëm, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të pahijshme. Fjalë të ndyra. Anekdotë e ndyrë. Është i ndyrë nga goja.
✱Sin.: i fëlliqur, i përlyer, i zhyer, i ndotur, i ndotë, i ndytë, ndyracak, i ndragët, i ndragur, i zgjebosur, i zgjyrosur, i qelbur, qelbanik, i grymët, i palandytë, i palandyrë, i pëgërë, i pocaqisur, i njollosur, i pistë, pisanjos, pisanik, zhulanjos, këllirë, zarbë, i papastër, i përmutur, i efshtë, i shëmtuar, i lyrikur, i lyrët, lyrës, i laturisur, molar, lerash, i zgjyrosur, i ajkosur, morracak, i pandershëm, i ulët, i poshtër, i turpshëm, batakçi, i pështirosur.
♦ *Fytyrë e ndyrë përb.
PÍSTË (i, e) mb., bised. 1. I bërë me zhul, me njolla, me pluhur etj.; që nuk mban pastërti, i fëlliqur, i ndyrë, ndyranak; kund. i pastër. Fëmijë i pistë. Me duar të pista. Me fytyrë të pistë.
2. fig. Që bën punë të ndyra, i ndyrë, i ulët, i poshtër. Njeri i pistë.
✱Sin.: pis, i ndotur, i ndotë, i ndyrë, i ndytë, i fëlliqur, i papastër, i palarë, i helaq, pisanjos, pisanik, ndyracak, ndyraman, ndyranak, fëlliqash, i qelbët, i qelbur, i qelbanik, qelbac, qelbash, zhulanjos, skuriq, molar, i ulët, i poshtër, i lyrosur, i pluhurosur, sypalarë, hundëpalarë, kokëpalarë, bythëpalarë, skrop.
ZHULANJÓS,~E mb., shar. 1. Që është bërë tërë zhul; që nuk e mban veten pastër; i ndyrë, i fëlliqur. Grua zhulanjose. Me një leckë zhulanjose kapi bishtin e tiganit, që ishte nxehur shumë. Një mace zhulanjose vinte vërdallë dhe një qen i zgjebosur e ndiqte nga pas. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: i zhulosur, i ndyrë, i ndotur, i fëlliqur, i papastër, i pistë, pisanjos, zdrëmalaq, i zdrëmur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë