Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pirrë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PIRROVINË

PIRROVÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Pirrë.
2. Pirravinë, pirravishtë.

PIRRË

PÍRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Sesleria) Bimë barishtore me kërcelltrashë e të ashpër, me gjethegjata, të ngushta e me majëmprehtë, që rritet zakonisht nëpër këneta. I shtroi pirrë bagëtisë.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pirrash: Pirra gëlqerore (lat. Sesleria calcaria). Pirra gjethegjerë (lat. Sesleria latifolia). Pirra e kaltër (lat. Sesleria coerulea) fangu i egër. Pirra e Korabit (lat. Sesleria korabensis). Pirra e Skënderbeut (lat. Sesleria robusta, Sesleria skanderbeggi).
3. Fara e gramit.
4. Gjemb i ferrës.
5. Ashkël e hollë; rrasë e hollë guri.
6. fig. Pisk i vapës; zheg.
7. fig. Vështirësi. S’ka parë pirrë me sy, ndaj bën ashtu!
Ia di pirrën (dikujt) e njoh shumë mirë, hollësisht, me virtytet e veset që ka, deriimtësi, ashtu si është; ia di gjuhën; (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush); (e njoh) me rrënjë e me degë (dikë); (ia di, ia njoh) zorrët e barkut. Kam pirrën e zezë nuk kam asgjë, jam shumë i varfër, s’kam as para, as pasuri; nuk kam fituar asgjë nga një punë a nga një përpjekje; mbeta krunde; mbeta squfur; mbeta kripë (e shëllirë); mbeta teneqe; mbeta gisht; mbeta qiri. Ia ka pirë pirrën ia ka pirë lëngun.

PIRRËGJAKËSE

PIRRËGJÁKËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Bimë shumëvjeçare, me lulesë ngjyrëvjollcë e të dendur si kalli dhe me gjethe vizake, pirrë.

SHAVAR

SHAVÁR (SHEVÁR),~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Stipa pulcherrima) 1. Bimë shumëvjeçare deri tre metra e lartë, me kërcelldrejtë pa nyja, me gjethegjata e të ngushta dhe me lulembledhura si kalli, që rritetkëneta e buzë ujërash dhepërdoret për të mbuluar kasollet, për të bërë rrogoza etj.; shurdhac, fryzëkuqja, kashtëkuqja. Shavari i moçalit. Shtroi rrogozin prej shavari. Mblodhi shavar buzë kënetës. Vinte erë lagështie në ligatinën e mbushur me shavar. Dyshek me shavar kënete.
2. (lat. Arundo donax) Kallami gjethengushtë; kundje. Preu me drapër shavar. I lidhi shavarët fort. Shavari shkon deri në 6 m i gjatë.
3. (lat. Sesleria) Një lloj bari i gjatë, që rritet buzë ujërash dhe që, kur është i njomë, përdoret si ushqim për bagëtinë, pirrë. Shavari është bimë shumëvjeçare. Shavarin e kositur ua hodhi bagëtive. Shavari kërkon lagështirë.
4. (lat. Cyperus rotundus L.) Truska rrumbullake. Shavari përdoretmjekësinë tradicionale aziatike.
5. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshmekësaj bime. Shavari gjethegjerë (lat. Typha latifolia) kashtërrogozi. Shavari gjethehollë (lat. Typha angustifolia) kashtërrogozi, tërskë. Shavari i Luksmanit (lat. Typha laxmannii) bimë ligatinash, jo shumë e gjatë. Shavari i shutleurthit (lat. Typha shuttleworthii) bimëgjendet pranë liqeneve, kanaleve e jo shumë e përhapur në Shqipëri. Shavari i vogël (lat. Typha minima) shavari xhuxh.
Sin.: shevar, zhavar, shurdhac, fryzëkuqe, kashtëkuqe, rrogoz, tërskë, kallam, kundje, pirrë.

SHEVAR

SHEVÁR [SHAVÁR],~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Sesleria) 1. Bar bjeshke me fletëgjatarritetvende me lagështirë e që është shumë i mirë për bagëtinë, pirrë, bar pirrak. Bima e shevarit. E lëshoi bagëtinëshevar. Shevar me gjelbërimgjatë.
2. (lat. Stipa pulcherrima) Bimë kënetorepërdoret zakonisht për të thurur rrogoz etj., shavar, zhavar. Pres shevar. Kasolle me shevar. Shevar i vogël. Thur rrogoz me shevar.
Sin.: pirrë, pirrak, shavar, zhavar, shurdhac, fryzëkuqe, kashtëkuqe, rrogoz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.