Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pirat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KUSAR

KUSÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vjedh dhe plaçkit, duke përdorur edhe dhunë. Kusar deti pirat. Bandë kusarësh.
Sin.: vjedhës, hajdut, hajn, grabitës, pirat.

MBETURA

MBÉTURA,~T (të) f. vet. sh. 1. Ato që kanë mbetur a kanë tepruar nga gjellët, ngangrënët e të pirat etj., të lënat. mbeturat e drekës (e darkës). Të mbeturat e sofrës. Nuk ha të mbeturat e të tjerëve.
2. Mbeturinadalin kur prodhojmë a kur ndreqim diçka. mbeturat e fabrikës. Të mbeturat e qytetit.
3. Jashtëqitjet e kafshëve ose të shpendëve, pleh. mbeturat e pulave (e pëllumbave).
4. fin. Shuma e paravembetet pa u harxhuar; shumambetet nga zbritja e një shume tjetër. mbeturat e muajit (e vitit) të kaluar. Të mbeturat nga huaja. Të mbeturat e papaguara prapambeturat.
Sin.: lëna, mbeturinë, jashtëqitje, pleh.

MBETURINË

MBETURÍN/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Ato që kanë mbetur nga diçka e shkatërruar, e prishur, e thyer etj.; diçka që ka mbetur pasi është vjetruar, është përdorur gjatë etj.; gërmadhë. Mbeturinat e shishevethyera. Mbeturinat e një makineprishur. Mbeturina teneqesh e hekurishtesh. Mbeturina anijeshvjetra. Mbeturinat e një aeroplani. Mbeturinat e një murirrëzuar (e një kështjellerrënuar). Pastroj (grumbulloj) mbeturinat e gurta një shtëpirrënuar nga cikloni.
2. Ato që teprojnë ose që mbeten nga gjellët, ngangrënat e të pirat, të mbeturat, të lënat. Pastroj tavolinën nga mbeturinat e mëngjesit. Mbeturinat e drekës (e darkës). Mbeturinat e ushqimeve (e pijeve, të mishit). Mbeturinat e gjellëve. Mbeturinat nga tryeza e gostisë. Hëngri ca mbeturina. Mbledh (fshij, hedh) mbeturinat.
3. Pjesë e vogël a copë e diçkaje, që del gjatë përdorimit të saj, gjatë përpunimit etj. e mbetet mënjanë, hedhurinë. Mbeturinat e drurit (e zdrukthit). Mbeturinat e letrës. Mbeturina metali. Mbeturinat e leshit (e pambukut). Përpunimi (shfrytëzimi) i mbeturinave.
4. Ajokullon nga një lëng e mbetetfund të një ene, llurbë, fundërrinë. Mbeturina e vajitshishe. Mbeturina kafeje.
5. kim. Lëndë e padëshirueshme a e padobishme pas përdorimit kryesor, që duhet hedhurmënyrëpërshtatshme. Mbeturina radioaktive (organike, kimike, spitalore). Mbeturinarrezikshme.
6. Ajo pjesë që i ka shpëtuar shfarosjesplotë ose zhdukjes (për njerëzit). Mbeturinat e ushtrisë mbretërore. Mbeturinat e fundit të njerëzisë.
7. Ajoruhet ende sot si diçka e vjetër, e trashëguar nga e kaluara. Mbeturinë e miteve të lashta. Mbeturina gjuhësore të së kaluarës. Mbeturinë e një kulturehershme.
8. Koncept, mënyrëmenduari a paragjykim i mbetur prejshkuarës dhemendohet si diçka negative dhe e dëmshme. Ajo ideologji ishte mbeturinë e së kaluarës.
Sin.: mbetje, gërmadhë, të mbetura, tepricë, hedhurinë, zgaq, fundçe, fundajë, rrëmbythje, rrozgë, rrezhdë, furde, mbijetojë.

PIRATJE

PIRATJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pirat ose kur piratem.

PIRATOHET

PIRAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PIRATÓJ. U piratua filmi. U piratuan fotot (këngët). U piratuan sistemet (softweret).

PIRATOJ

PIRAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vjedh, kusaroj, ndërhyj si pirat në një program etj. dhe vjedhdhëna.

PLAGJIAT

PLAGJIÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Plagjiator.
Sin.: vjedhës, hajdut, pirat.

UJK

UJK,~UI m. sh. UJQ, ÚJQIT dhe ÚJQËR, ÚJQËRIT 1. zool. Kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me qenin, me qimepërhime në të verdheme, me veshëdrejtë me majë. Kope (lukuni) ujqish. Këlysh ujku. Strofull ujku. Ujku mjegull do. (fj. u.). S’trembet ujku nga mushkonjat. (fj. u.). Ujku qimen ndërron, por zakonin s’e harron. (fj. u). Unë them “ja ujku!”, ti kërkon gjurmët. (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!) (fj. u.). Delen (dhinë) që ndahet nga tufa, e ha ujku. (fj. u.). Qeni që s’di të lehë, ta sjell ujkunvathë. (fj. u). Çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami. (fj. u.).
2. fig., keq. Njeri shumë i egër e i pamëshirshëm; lakmues i pangopshëm; njeri shumë i fortë; njeri shumë i aftë për punë; njeri i rrahur nga jeta. Ujk i vjetër (plak).
Sin.: bishë, gojëkyçuri, gojëlidhuri, gojëmbërthyeri, lakmitar, i pangopshëm, i zoti, i aftë.
Ia beson delen ujkut (dikush) iron. shih ia var ujkut mëlçinëqafë iron. U ujk (dikush) shih u bishë (dikush). M’u ujk (dikush a diçka) m’u mërzit shumë dikush a diçka, sa s’e duroj dot më; e shoh si kafshë dikë dhe e urrej; e kam halë në sy (dikë); nuk e shoh dot me sy (dikë a diçka);doli nga zemra. Bën ujkun *çoban (dikush) iron. çaftë (të preftë, të ngrëntë) ujku! mallk. Vdeksh!; ngordhsh! Kur të dalë ujku i bardhë kurrë, asnjëherë; kur të qethen viçat; kur të bëjë qarri arra. *Dhi (dele) në mes të ujqve. Ka fjetur me ujkun (dikush) zemërohet shumë e menjëherë, tërbohet nga inati; është bërë si i shkalluar e i rrezikshëm, është i egër e duhetruhesh prej tij. Fle ujku me delen bën acar i madh, është shumë ftohtë, thaheshftohti; fle macja me miun; të ngrin gjuhagojë; të bien thonjtë; të bie hunda përdhe. E fut ujkun në *kular (dikush). *gojëujkut (të qenit). I kalli ujkun (diçkaje) e braktisi diçka, e la fare, e flaku, nuk e çankokën fare për të; i kalli djallin; i kalli flamën. Kam *lëkurën e ujkut. I ka *pordhët si të ujkut (dikush) tall. vulg. Kam *qimen e ujkut. *Kope ujqish (çakenjsh) keq. Leh në *erë të ujkut (dikush) Tall. Mori *udhën e ujqve (dikush). (E pagoi) si ujku me lëkurë (dikush) mori dënimin e merituar; vdiq a u vra për shkak të një veprimikeq ose të gabuar; e pagoi shtrenjtë. E sjell (e fut) ujkun në *vathë (dikush). (E shikon) si ujku hënën (dikë) e ka shumë inat dikë, e urren; e sheh me kërcënim. Ia shkul *gjuhën ujkut (dikush). E ka parë ujkun që i vogël (dikush) është njeri i rrahur me jetën, ka parë shumëkëqija e ka kaluar shumë rreziqe a vështirësi; nuk trembetnga kërcënimet e rreziqet; (është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. I tregon *dhëmbët e ujkut (dikujt). I tregon *lëkurën e ujkut (dikujt). Prej ujkut ra në gjarpër (dikush) shpëtoi nga një e keqe, por ra në një tjetër më të madhe; iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiubreshër). Ujk me brirë 1. Njeri i vrazhdë e ters, me të cilin nuk merresh dot vesh. 2. Njeri i shëmtuar, sa të vjen pështirë ta shikosh. 3. Diçka e pahijshme dhe shumë shëmtuar; diçka që nuk shkon mbarë e krijon pengesa e vështirësimëdha; dështim. Ujk deti. 1. Detar i vjetër e me përvojë, i regjur me vështirësitë e rreziqet e detit; pirat. 2. Njeri i regjur me vështirësitë e rreziqet e jetës, që lufton e nuk tërhiqet para pengesave; i rafinuar; ujk i vjetër (plak); i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. Ujk pa dhëmbë mospërf. njeriduket i egër e i frikshëm, por që nuk ka forca e mundësi të të bëjë keq. Ujk me dy këmbë iron. njerivjedh, hajdut; vjedhës bagëtish. Ujk me lëkurë qengji njeri fsheharak e i pabesë, që i mbulon qëllimet e veta keqbërëse e grabitqare duke u shtirë si i mirë e i parrezikshëm. Ujk i vjetër (plak) njeri i rrahurjetë, i pjekur e me përvojë, që nuk ia hedh dot askush; njeri i zotiarrijë atë që do; i rafinuar; ujk deti; i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull. I var ujkut *mëlçinëqafë (dikush). ujkun *bari (dikush) iron. ujkunruajë delet (dikush) ia beson një të keqi të ruajë diçkamirë, i zë besë një të ligu; ujkun bari; ia var ujkut mëlçinëqafë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.