Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LLAZÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet., fet. 1. Festë pranvere që bëhet ditën e Shën Gjergjit me ç’rast dilet shtëpi më shtëpi duke kënduar (zakonisht vajzat).
2. Vajzat që dilnin derë më derë duke kënduar dy javë para pashkëve. Këndojnë llazoret këndojnë çupat këngën e Shën Lazërit.
3. Kukull prej lecke e veshur si nuse që e mbanin këto vajza.
4. Këngë rituale që këndohet me rastin e festës së Shën Gjergjit.
5. vjet. Bori, pipiranxhë.
6. Grua që s’le derë pa trokitur; ajo që është llafazane dhe e përfolur për moral. Ç’më je bërë si llazore?
7. si mb., fig. Sipas kuptimi 6 të emrit.
8. si mb., fig. Që është e vetmuar; që s’ka mbështetje nga dikush. Mbeti llazore është e vetme, nuk ka ndihmë e përkrahje.
PÍPËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lloj fyelli, i hollë e i shkurtër, me tytën prej kallami ose prej kashte gruri a tërshëre. Pipëz dyshe pipëz me dy tyta. Melodi me pipëz. I bie pipëzës.
2. kim. Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e shkallëzuar.
3. Pipi i një vegle muzikore frymore.
✱Sin.: pipizane, pizgë, pilipizgë, pipë, pipiranxhë, pitiqe, picigone, cingonë, filizë, filikaçkë, torolingë, duduk, glyrë, pip, pipth, kllapë, biule, camunzë, gjuhëz, zamare, fyell, bigë, gypth.
♦ I bëri veshët pipëz (dikush) nisi të dëgjojë me vëmendje të madhe, u përqendrua e u përpoq të mos i shpëtonte asgjë pa dëgjuar; hapi veshët; i ngriti (i bëri) veshët bigë; i bëri veshët katër; i mban veshët përpjetë. I ranë pipëzat (dikujt) iron. hoqi dorë nga krenaria dhe nga mburrja e kotë, nuk krekoset më; u bë më i shtruar, më i bindur e më i thjeshtë; i ra hunda; i ranë pendët; i ranë veshët; i vari (i uli) veshët (dikush); e uli bishtin (dikush); kund. e ka çuar (e ka ngritur) hundën (përpjetë) (dikush). I gjetën pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin) shih i gjetën telat (njëri me tjetrin). I kanë pipëzat (pipat) bashkë janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin, kanë diçka të përbashkët, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin (zakonisht jo me ngjyrim miratues). I ka veshët pipëz (pipë) (dikush) dëgjon shumë mirë, ka dëgjim të mprehtë, kap edhe zëra të ulëta; dëgjon me vëmendje të madhe, që të mos i shpëtojë asgjë; i ka veshët bilbil. I mban veshët pipëz (dikush). 1. Është njeri i zgjuar e i shkathët, që i kap shpejt e shpejt gjërat. 2. keq. Rri e përgjon se ç’thonë të tjerët; merret me thashetheme. I prishën pipëzat (pipat) u zunë e u ndanë, i prishën lidhjet e marrëdhëniet e mira që kishin njëri me tjetrin, nuk i kanë më punët mirë ndërmjet tyre; kund. i puqën pipëzat. I puqën pipëzat (pipat) merrem vesh mirë ndërmjet tyre, pajtohem e shkojnë mirë; i puqën fitilat; kund. i prishën pipëzat (pipat).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë