Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVANGARDÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është në ballë të ndryshimeve novatore dhe që sfidon normat dhe marrëveshjet ekzistuese në fusha të ndryshme, si art, kulturë, politikë, arkitekturë, teknologji etj. Avangardiste në arkitekturë. Avangardiste krijuese. Avangardiste e angazhuar politikisht. Avangardiste eksperimentuese. Punimet e disa avangardisteve.
✱Sin.: pararojë, nismëtare, prijatare, risimtare, pioniere, pararendëse, novatore.
PIONIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që hedh hapat e para ose çan e para një rrugë të re në një fushë të panjohur a të pazhvilluar të veprimtarisë; ajo që e para ose ndër të parat vë themelet e diçkaje në një fushë të shkencës, të kulturës etj. Pionieret e emancipimit të gruas shqiptare.
2. vjet. Anëtare e organizatës për fëmijë nga mosha dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeçe. Pioniere e dalluar. Skuadra pioniereve. Grupi i pioniereve valltare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë