Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KOKËNGÚLTHI ndajf. Me kokën poshtë; kryengulthi, kryengultas, pingulthi. Ra (qëndron, zhytet) kokëngulthi.
✱Sin.: kryengulthi, kryengultas, pingulthi.
PINGÚL ndajf. Nga lart poshtë ose nga poshtë lart në vijë të drejtë; duke zbritur drejt mbi tokë, mbi një rrafsh ose mbi një vijë horizontale, në drejtimin e një vije pingule; kryengulthi. Ra (zbriti) pingul. Aeroplani u ngrit pingul. Oxhaku i uzinës ngrihet pingul përpjetë. Rri pingul.
✱Sin.: pingulthi, vertikalisht, thikë, kokëngulthi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë