Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CÍNG/ËL,~LI m. [CÍNG/ËL,~LA f.] sh. ~LA, ~LAT 1. Shkop i shkurtër dhe i prerë pjerrtas në të dy anët, me të cilin luajnë fëmijët duke e goditur me një stap më të gjatë; loja që luhet me këtë shkop. Shkop e cingël. Luaj (me) cingël. I bie cinglit. Hedh cinglin. I hollë si cingël. Sa një cingël shumë i vogël e i imët (zakonisht për fëmijët).
2. Shkop i vogël, që mban të ngrehur grackën e zogjve. Bie cingli.
3. Shkop i vogël për të punuar në vegjë a në tezgjah.
4. Stoli e vogël si ky shkop.
✱Sin.: cingth, pingël, pikël, cungal, spilc, shtjekëz, xhingël.
♦ Është bërë cingël (dikush) u lig e u dobësua shumë; u tret e u tha; u bë kockë e lëkurë; u bë çengel; u bë cingaridhe; u bë kërrabë. Luan cingël (cingëlthi) (me dikë) tallet me dikë, duke mos e marrë një punë me gjithë mend; bën si do vetë me dikë; e sjell rrotull (dikë); luan cicmic.
PÍG/ËL,~LA f. Pingël; klicë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë