Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pilohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LËSHOHEM

LËSH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bie poshtë menjëherë, këputem e bie diku; ulem a shtrihem menjëherë diku; vet. v. III varet poshtë lirisht a mbështetet mbi diçka, derdhet. U lëshua përdhe (në dysheme, në shtrat). Koka iu lëshua mënjanë. Flokët i lëshoheshin mbi supe.
2. vetv. Lirohem nga diçka dhe iki, shkëputem, çlirohem. U lëshua qeni nga zinxhiri.
3. edhe fig., vetv. Shkoj diku me nxitim, sulem, turrem; i vërsulem dikujt a diçkaje, i hidhem, i sulem, e sulmoj me të gjitha forcat; ia hyj një pune me vrull, i përvishem me hov. U lëshuan tatëpjetë. Iu lëshuan qentë. U lëshuan mbi armikun. Iu lëshuan me gurë (me bomba dore, me shqelma, me grushta). Iu lëshuan me të shara (me fjalë). U lëshua deri në Elbasan. Iu lëshuan kodrave (maleve, arave). Iu lëshuan grurit (kanalit) të gjithë së bashku. Iu lëshuan bunkerit gjerman.
4. fig., vetv. Jepem shumë pas diçkaje; ha ose pi me lakmimadhe e me të shpejtë. Ishte lëshuar pas pijeve (pas qejfeve). Lëshohet pas ëmbëlsirave. Nuk lëshohet në të ngrënë.
5. fig., vetv. Nuk u qëndroj dot vështirësive, pengesave e fatkeqësive, përkulem; humbas guximin e vendosmërinë, s'kamzemër për të vepruar, me priten fuqitë; e lëshoj veten. U lëshua keq. Nuk lëshohet para vështirësive.
6. fig., vetv. Dobësohem, bie nga shëndeti e s'kam fuqibëj diçka, të lëviz etj. I është lëshuar trupi. M'u lëshuan këmbët s'kam fuqiqëndroj më në këmbë.
7. vetv., vet. v. III Rrit vëllimin e vet, bymehet; zgjatet, varet. Hekuri (bakri) lëshohet. Lëshohet ky stof.
8. vjet., vetv. Ndahem nga burri a nga gruaja.
9. pës. e LËSHOJ.
Sin.: lëshohem, plandosem, rrëzohem, shembem, këputem, jepem, ulem, shtrihem, varet, mbështetet, derdhen, lirohem, shkëputem, çlirohem, sulem, pilohem, furem, fugem, vërsulem, hidhem, vërvitem, dyndem, vrullem, turrem, hamullohem, përvishem, jepem, përkulem, tërhiqem, dorëzohem, shkrehem, zbruhem, shpartallohem, zgajtem, zgërlaqem, zdatem, derdhet, bymehet, zgjatet, lirohet, shkrehet, labërgohet, shtendoset.
Iu lëshua gusha dikujt shih te GUSH/Ë,~A. Iu lëshua (iu vu) në shpinë dikujt shih te SHPIN/Ë, ~A. U lëshuan si mizamjaltë shih te MIZ/Ë,~A.

NDJEK

NDJEK vep., NDÓQA, NDJÉKUR kal. 1. Shkoj prapa dikujt a prapa diçkaje për ta kapur, i vihem pas për ta zënë ose për ta dëmtuar a për ta asgjësuar. Ndjek ujkun. Ndjek gjakun. Ndjek armikun (keqbërësin). E ndoqi këmba-këmbës. E ndjek nga pas. I ndoqi deri larg.
2. Eci pas dikujt a pas diçkajeprin, i shkoj prapa pa iu ndarë. Qeni e ndjekzotin. Ndoqëm udhërrëfyesin. Ndjek gjurmën. Ishte lodhur e nuk e ndiqte dot nga pas.
3. Eci në një rrugë, në një shteg a në një drejtimcaktuar. Ndoqën rrjedhën e lumit. Ndoqën vazhdën e gjurmëve.
4. fig. Zbatoj një mënyrë a një metodëcaktuar, eci sipas ideve a sipas parimeve specifike. Ndjek një rrugëdrejtë (të gabuar). Ndjek një politikëdrejtë.
5. Shoqëroj veprimet e një tjetri, e dëgjoj çfarë thotë ose përsërit atë që bën dikush tjetër. Ndjek fillin e mendimevedikujt. Nxënësit ndiqnin leximin e mësuesit. Nuk po më ndjek me vëmendje.
6. fig. Veproj ose sillem sipas shembullitdikujt, e kam si udhëheqje a si udhërrëfyes; Ndjek këshillat e dikujt. Ndjekin modën. Ndjek shembullin e më të mirëve. Ndoqën rrugën e të parëvetyre.
7. Lexoj, dëgjoj a shikoj rregullisht veprimtarinë apo aktivitetet e një shkrimtari, gazetari, këngëtari, të një emisioni etj. Ndjek emisionin tim të preferuar. Ndjek dikërrjetet sociale.
8. Jam pasues a përkrahës i dikujt a i diçkaje, jam ithtar. Ndjek një rrymë politike (filozofike, artistike etj.).
9. Vështroj diçkalëviz, e shoqëroj me shikim. Ndjek me sy. E ndoqi deri sa u zhduk nga sytë.
10. Shoh ose dëgjoj një shfaqje, një program etj. Ndjek një ndeshje (një lojë). Ndjek punimet e një konference. E ndoqi derifund.
11. fig. Mbikëqyr vazhdimisht për të parë si ecën e si zhvillohet diçka; kujdesem vazhdimisht për mbarëvajtjen e diçkaje, kam përsipër një punë për ta çuar derifund; shoh. Ndjek një çështje. Ndjek zbatimin e një projekti. Ndjek ecurinë (frekuentimin) e nxënësve. Ndjek zhvillimin e ngjarjeve. Ndjek me vëmendje (me kujdes, me interesim, me kënaqësi, me padurim, me ankth) diçka.
12. fig. Synojarrij diçka. Ndjek një qëllim (një objektiv).
13. Shkoj rregullisht në një shkollë a diku tjetër për të mësuar; vijoj. Ndjek shkollën (kursin). Ndjek mësimet (studimet). Ndjek një trajnim online. Ndjek klasën e parë.
14. bised. Dëboj; përzë. E ndoqën nga puna. E ndoqi nga shtëpia. I ndoqëm pushtuesit e huaj. Ndiqi ato mendime nga koka!
15. jokal., vet. v. III Vjenradhë pas dikujt a pas diçkaje, pason. kapitujtndjekin. Bibliografiandjek përfundimet, është shumë e pasur.
Sin.: ndehem, pilohem, qepem, gjurmoj, ith, shkreh, gjëmoj, nuhurit, hetoj, shoqëroj, dëgjoj, përsëris, veproj, sillem, vijoj, shkoj, pasoj, përkrah, vështroj, sodis, frekuentoj, përcjell, vëzhgoj, vij, shoh, shikoj, mbikëqyr, trajtoj, synoj, dëboj, përzë, shkul, përndjek.
E ndjek në çdo çap (në çdo *hap) (dikë a diçka). Ndjek *gjurmët (e dikujt). E ndjek *gjurmë për gjurmë (gjurmë pas gjurme) (dikë a diçka). E ndjek *hap për (më) hap (dikë a diçka). E ndjek *hap pas hapi (dikë a diçka). Ndjek një *hulli. As të *prin e as të ndjek (dikush). Ndjek *rrugën (udhën) (e dikujt). Ndjek udhën (*rrugën) (e dikujt).

SULEM

SÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Nisem me vrap për diku, derdhem me turr deri në një vend, turrem. Sulu deri te libraria. U sul brenda duke iu marrë fryma. Aeroplanët sulen drejt qiellit. U sulgjente mjekun.
2. Hidhem mbi dikë për ta mposhtur, për ta rrëzuar a për ta mundur; i lëshohem dikujt, e sulmoj; kund. tërhiqem, sprapsem. U sulën mbi armikun. U sulën me armë. Iu sulën qentë e rrugës. Ata suleshin përpara me guxim.
3. fig. I vihem një pune me ngulm, e marr me vrull diçka. U sulen arave. Iu sul malit me guxim.
4. bised. I drejtohem dikujt me qortime e fjalërënda, e sulmoj me fjalë. Mos iu sul ashtu! Iu sul me fjalëashpra.
Sin.: vërsulem, lëshohem, derdhem, pilohem, vrapoj, sulmoj, hov, hidhem, lëshohem, flakëroj, furem, mësyj, kërcej.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.