Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pikturoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKUAREL

AKUARÉL,~I m. sh. ~E, ~ET art. 1. Bojë uji për të pikturuar. Veçoritëdalluese të akuarelit.
2. Mënyra dhe teknika e pikturimit me bojëra uji. Vizatoj me akuarel. Pikturoj me akuarel.
3. Pikturë e bërë me bojëratretura në ujë në një letërposaçme, të trashë dhe përthithëse. Peizazh me akuarel. Pikturë e realizuar me teknikën akuarel. Bleva një pikturë me akuarel. Dhurova dy pako akuarele.
4. përmb. Tërësia e pikturavetilla në një galeri artesh, në një ekspozitë etj. Akuareli i një piktori. Ekspozitë akuareli.

FYTYROJ

FYTYR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I jap trajtë diçkaje; vizatoj, pikturoj. Fytyroi idenë e tij.
2. kal. Përfytyroj. Kishte fytyruar se ç’do të ndodhte.
3. jokal., v. III Është i shkruar a i regjistruar diku, e ka emrinshkruar diku. Nuk fytyronteatje.
Sin.: vizatoj, pikturoj, përfytyroj.

PANORAMOJ

PANORAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Filmoj a pikturoj një peizazh e një pamje nga natyra. Panoramoi peizazhin e bregdetit (e malitSharrit, e rrafshit të Dukagjinit).
2. fig. Bëj panoramën e diçkaje, bëj një paraqitjepërgjithshmeçështjeve e dukurive të një fushe.

PIKTURIM
PIKTUROJ

PIKTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. edhe jokal. Paraqit natyrën, njerëzit dhe veprat e tyre etj. me anëvijave e të ngjyrave mbi një sipërfaqe zakonishtsheshtë; bëj një pikturë; merrem me pikturë. Pikturoj një portret (një peizazh, një vizore). Pikturoj një vepër (një ndërtesë). Di të pikturojë bukur. Pikturon çdo ditë nga tri orë.
2. fig. Përshkruaj diçkamënyrëgjallë e të qartë. Ka pikturuarroman shoqërinë e kohës.

VIZATOJ

VIZAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqit a riprodhojletër një send ose një figurë me laps, me bojëra, me penë etj., bëj vizatimletër ose në diçka tjetër; zotëroj artin a mjeshtërinë e vizatimit. Vizatoj një shtëpi (një lule, një pemë, një kub...). Vizatoj me laps (me bojëra). Vizaton bukur.
2. fig. Përshkruaj zakonisht shkurt, me gojë ose me shkrim, një ngjarje, një gjendje, një njeri; jap idenë a pamjen e diçkaje. Vizatoiardhmen. E vizatoi mirë gjendjen.
Sin.: pikturoj, fytyroj, përvijoj, formoj, pikëzoj, vijëzoj, vizoj, skicoj.

ZOGRAFIS

ZOGRAFÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. edhe keq. Pikturoj, zbukuroj. E zografisi mirë. Ai zografiste ikonamanastire me shumë përkushtim. Edhe lugati nuk është aq i zi sa e zografisin. (fj. u.).
2. keq., iron. Shkruaj. Kishte zografisur një letër. Personi që e zografisi lajmin, duke e shndërruar fletë lavdërimin në “qytetar nderi”.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.