Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur ngjitI, ose kur ngjitemI; kund. çngjitje. Ngjitje e fortë (e dobët). Ngjitje me tutkall (me zamkë). Ngjitja e kockës. Ngjitja e sëmundjes.
2. Vendi a pika ku bashkohen e puqen dy gjëra; mbërthim. Ngjitjet ndërmjet indeve. Ngjitjet e dy tubave bëhen dhe me manikotë.
✱Sin.: pikje, pikim, vënie, puqje, puthitje, përngjitje, ngjeshje, infektim.
PIKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pikëlloj ose kur pikëllohem.
2. Dhembje e thellë që ndiejmë në zemër për humbjen e papritur të ndonjë njeriu shumë të dashur etj., hidhërim i madh. Pikëllim i thellë (i madh). Pikëllimi i nënës (i motrës). I la në pikëllim.
✱Sin.: pikërrim, hidhërim, helmim, vrerosje, brengosje, dëshpërim, cëritje, plagosje, shajtim, pikim, helm, helmësi, vrer, dëshpërim, djegë, rrushkulli, gulç, plagosje, gulçim, plagë, lëndomë, plagomë, helmatisje, pikje, hidhësi, këputje, zbrazëti, dhembje, brengë, trishtim, tronditje, vaj, zi, vajtim.
SPËRKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur spërkat a spërkatem. Spërkatja me ujë. Spërkatja me pompë. I bënë spërkatjen.
2. Proces i përpunimit të bimëve barishtore e drusore me përbërës helmues, me qëllim ruajtjen e tyre, nëpërmjet shpërndarjes së përzierjeve të lëngëta në formën e spërklave me përmasa shumë të vogla. Spërkatja e parë. Spërkatja e të lashtave (e vreshtave, e duhanit). Spërkatja me gurkali. Spërkatja me aeroplan.
✱Sin.: stërpikje, stërkitje, cirkim, çikëlim, pikim, pikje, njomje, vesim, vesitje, lagie, mekje, lëmekje, përlyerje, lyrosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë