Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pikas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DALLOJ
DANIK
DIKTOJ

DIKT/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Arrijzbuloj, të gjej ose të shoh dikë a diçka pasi e kam ndjekur, e pikas. Diktoi armikun. Diktoi gjurmët. S’diktoi asgjë. S’e diktoi dot. E diktoi menjëherë.
2. Arrij ta kuptoj diçkafshehtë. Diktoi qëllimet e dikujt. Ia diktoi mendjen ia bleu mendjen.

DIKTUES

DIKTÚES,~E mb.dikton; që zbulon dikë a diçka pasi e ka gjurmuar, që e pikas; zbulues. Makineri (aparate) diktuese. Rrethana diktuese. Traditë me prirje diktuese.

GJEJ

GJE/J vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E zbuloj atë që ka humbur a që është zhdukur, që është fshehur a që është mbuluar; kund. humb, humbas. E gjeti librin. E gjeti poshtë krevatit. E kërkova, po s'e gjeta. Gjej rrugën nëpër errësirë.
2. E ndesh rastësisht dikë a diçka; hasdiçka zakonishtpapritur; shtiedorë rastësisht; vë re atë që po e kërkoja. Gjeti një kuletë. Gjej emrinlistë. Nuk i kam gjeturrrugë i kam siguruar me punë e me mundim. Gjeta përkrahje. Gjen gabimet e shtypit. Nuk gjej fjalë ta shpreh.
3. Arrijkem atë që më duhet a që më duket më i përshtatshëm. Gjeta punë. Kanë gjetur shoku-shokun. Gjeti një gruamirë. Gjeti ngjyrën që i pëlqen. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! (fj. u.) Kush kërkon, gjen (fj. u.).
4. Arrijshfrytëzoj një pjesëkohës a të mundësivekam për të bërë diçka tjetër. Nuk gjeti kohën e duhur. S'gjen dot një minutë edhe për këtë? E gjeti rastin.
5. Përcaktoj diçka, zgjidh ose i bie në të pasi e mendoj. Gjej zgjidhjen (përfundimin). Gjej pjesët e një fjale. Gjej rrënjën katrore të një numri. Gjej një gjëegjëzë. Gjeje sa janë (sa bëjnë)! Gjeje kush ma ka thënë!
6. E zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik; zbuloj mënyrën a mjetin për të bërë diçka (edhenjësi frazeologjike). Gjetën naftë (mineral). Gjej një gjëegjëzë. Ia gjeti anën (shtegun) (fig.). Gjejvërtetën. Ia gjeti ilaçin (fig.) Ia gjeti verigën (rrëfanën) (diçkaje). Ia gjeti vidhat (telat) (dikujt).
7. E zë diku ose e takoj në një gjendjecaktuar; e kap diku; e kap. E gjeta shëndoshë e mirështëpi. E gjetigjumë (edhe fig.). I gjeti librat rrëmujë. Mirë ju gjetsha! përshëndetje kur largohemi nga një vend, në të cilin do të kthehemi përsëri. Mirë se ju gjejmë! përshëndetje kur vijmë a hyjmë diku.
8.vjen a më ndodh një e keqe, pësoj (edhenjësi frazeologjike). E gjeti belaja. Gjeta belanë (me dikë a me diçka). Ç’e gjetishkretin! I gjeti mushka drutë (fig.). E gjeti si breshka te nallbani.
9. Vlerësoj, e quaj. E gjetënarsyeshme. E gjetiudhës (iron.) nuk qëlloi në atë që duhet, që është më i përshtatshëm ose më i mirë. Gjete çfarë të na thuash! Gjete kujt t’ia japësh!
10. E kam si veti a si aftësi dhe e shfaq kur duhet. Gjen guxim. Ku e gjen ai këtëdrejtë?!
11. E kërkoj si përligjje për diçkapadrejtë a të parregullt; kërkoj a pres rastin për t’i bërë dikujt një të keqe a për t’i zbuluar anën e dobët. Gjen shkak. I gjeti pikën e dobët.
12. Ndiej, përjetoj diçka; bie në një gjendjecaktuar; dëshiroj shumë; më pëlqen. Gjej kënaqësi. Ku ta gjejvij edhe unë.
13. I shkoj pas mendjes a pas shijes dikujt; merrem vesh me dikë (edhenjësi frazeologjike). E gjeti fjalën (me dikë). Ia gjeti zemrën. I kanë gjetur telat bashkë. Kanë gjetur gjuhëpërbashkët. Gjeti mendja mendjen. Ka gjetur rasa vegshin (keq.). Ka gjetur tenxherja kapakun (keq.). Gjejmë një emëruespërbashkët i sheshojmë, i rrafshojmë gjërat; biem në një mendim. Ia gjej fillin diçkaje ia gjej shkakun, burimin diçkaje.
13. etnogr. I drejtohem dikujt për të ngritur një dolli, duke thënë një urim.kam gjetur me dy shëndete! Ti që më ke gjetur mua, të gjettë e mira!
14. vet. v. III Përdoret me emra prejfoljorë dhebashku shprehin kuptimin e një veprimi. Gjen zbatim zbatohet. Gjen shpëtim shpëton. Gjen përhapje përhapet. Gjen përkrahje përkrahet. Gjen vdekjen vdes. Gjen mishërim mishërohet. Gjen strehim strehohet. Gjen pëlqim pëlqehet.
Sin.: zbuloj, ndesh, has, pikas, siguroj, rregulloj, përcaktoj, sajoj, zë, shoh, quaj, kam, nxjerr, pres.
Si bëri* e gjeti (dikush). Ka gjetur Amerikën (dikush) iron. ka rënë në një gjendje shumëmirë ekonomike, ështëbollëk e s’ka më halle. Ia gjej *anën (diçkaje). S’ia gjej (dot) *anën (diçkaje). Ia gjeti barin (ilaçin) (diçkaje). Gjeta *belanë. gjeti (më polli, më ndezi) *belaja (me dikë). Gjen pa bën (dikush) keq. shih gjen shesh e bën përshesh (dikush). Ia gjej burgjitë (*vidhat). Ia gjej *burmat (dikujt). Ia gjeti *cekën (dikujt). Ia gjeti *çaren (diçkaje) vjet. Gjej një *të çarë. Ia gjeta *çelën (diçkaje). Ia gjej çelësin (dikujt a diçkaje). Ia gjeti *damarin (dikujt). Gjeti *dengu dengun keq. Gjej *derman. Ia gjeti *ditën (dikujt). S’e gjen në të gjithë *dheun (dikë a diçka). Ia gjej *fillin (diçkaje). S’ia gjej (dot) *fillin (diçkaje). E gjej *fjalën (me dikë). Gjen (bën, ngre, zë) *fole (diçka). I gjej (i nxjerr) *fundin (diçkaje). E gjeti *gremçin (për diçka). I gjej *gjurmët (dikujt a diçkaje). Gjeti *hazinenë (dikush). Ia gjeti ilaçin (*barin) (diçkaje). Nuk gjen as për *ilaç (diçka). Gjeti (zuri) *karar (dikush a diçka). S’i gjehet *karari (dikujt a diçkaje). Nuk ia gjen (dot) *këmbët (dikujt). Ç’*kërkoi e gjeti (dikush). Ia gjeti *kleçkën (dikujt). Ia gjeti *melhemin (diçkaje) vjet. E gjen *mendjen (dikush). Gjeti *mendja mendjen. Ma gjeti *midenë (dikush a diçka). gjettë *e mira! ur. E gjetsh nga mos e pandehsh! mallk. e pësofsh keq dhe nga nuk e pret!, të gjettë e keqja pa e ditur e papritur! I gjetën *pipëzat (pipat) (njëri me tjetrin). E gjej me *qiri (dikë a diçka). Ka gjetur ndonjë *qyp (dikush) tall. Ia gjej *rrëfanën (diçkaje). I gjej *rrënjët (diçkaje). E gjen *rrugën (udhën) (dikush). Si e gjete *rrugën? shaka. Gjeti *sebep (dikush) keq. Gjen *strehë (dikush a diçka). Ia gjeti *shtegun (dikujt a diçkaje). Ia gjen *shtegun (diçkaje). M’i gjeti (m’i preku) *telat (dikush). I gjetën *telat (me njëri-tjetrin). E gjej (e shoh, e quaj) *të udhës (diçka). Gjeti *ustanë (dikush). Ia gjeti *vaun (dikujt). Ia gjej *veglën (diçkaje a dikujt). Ia gjej *vjegën (verigën) (diçkaje). Gjen *vend. E gjeti *vendin (dikush) mospërf. Ia gjeti *vendin (diçkaje). E gjej me *vend (diçka). Gjen *verigë (për diçka). Ia gjeti verigën (*vjegën). E gjej *veten Ia gjej *vidhat (burgjitë) (dikujt a diçkaje). I gjeti një *yçkël (dikujt). Ma gjeti *zemrën (dikuh). E gjeti *zotin (puna).

MOSPIKASJE

MOSPIKÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mungesë e pikasjes së dikujt a diçkaje, kur nuk e pikas dikë a diçka. Mospikasjakohë e sëmundjes.

MËTOJ

MËT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Dalloj a kuptoj diçka, vë re; e marr vesh, e zbuloj diçka pasi e kam gjurmuar a hetuar, e pikas, e nuhat (edhe fig.). E mëtoi vonë (shpejt). S’e mëtoi dot nga larg. E mëtoi se çfarë njeriu ishte. E mëtoi ku e kishte hallin. E mëtoi se ku e kisha fjalën. Ia mëtova dredhitë. E mëtova ku e kishte qëllimin.
2. Gjej, diktoj, pikas, zbuloj. - A ke gjetur punë? - Jo, nuk kam mëtuar gjë.
3. E shtyj dikëbëjë diçka që nuk e dëshiron, e detyroj, e imponoj. Nuk të mëton kush për këtë punë. Nuk po të mëtoj për këtë gjë. Nuk e mëton plakun që të kërcejë.
4. Vë në rregull diçka, rregulloj, ndreq; qeveris. Mëtoi dhomën (shtëpinë). Mëtoi opingat.
Sin.: dalloj, kuptoj, zbuloj, pikas, nuhat, rregulloj, ndreq, qeveris.

PIKASJE

PIKÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pikas ose kur pikasem. Pikasja e qëllimevedikujt.
Sin.: diktim, zbulim, gjetje, të kuptuar.

PIKASËS
PIKAT

PIKÁTII vep., ~A, ~UR kal. Pikas.

PIKATJE

PIKÁTJ/E,~AII f. Veprimi kur pikat a pikas ose kur pikatem ose pikasem.

ZBULOJ

ZBUL/OJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia heq ose ia ngre mbulesën një njeriu a një sendi, ia heq veshjen një trupi ose mbështjelljen diçkaje; heq, çmbështjell; kund. mbuloj. Zbuloi fytyrën (krahët, këmbët, kurrizin, gjoksin). Zbuloi bustin (pllakën përkujtimore). Zbuloi tasin (tenxheren). Zbuloi kosin. Zbuloi gropën. Zbuloi makinën. Zbuloi çatinë. Mbulo kryet e zbulo prapanicën. (fj. u.).
2. Gjej diçkambuluartokë duke gërmuar etj., pasi e kam kërkuar për njëfarë kohe; bëj që të duket, bëj që të dalëdritë diçka e fshehur a e mbuluar. Zbuloi thesarin. Zbuluam vendvarrimin e Skënderbeut. Zbuluan muret (themelet) e kështjellës. Zbuluan një vendburim të ri (rezervamëdha nafte). Shiu ia zbuloi rrënjët misrit.
3. Gjej për herëparë një vendpanjohur; arrijgjej për herëparë, të përcaktoj mirë dhebëjnjohur për të tjerët diçkapanjohur, nxjerrdritë për herëparë diçka që nuk njihejparë; bëj një zbulim, shpik. Zbuloi një ishull të ri. Zbuloi strofkën e dhelprës. Zbuloi një gjuhëpanjohur. Zbuloi radioaktivitetin. Zbuloi një ligjfizikës (të natyrës).
4. E diktoj dikëmundohetfshihet a që e kërkoj; gjej diçkafshehtë, diktoj diçkaështë bërëfshehtësi; nxjerrshesh, marr vesh një të fshehtë. E zbuluan armikun. Zbuloi tanket (artilerinë) e armikut. Zbuloi vrasësin (vjedhësin, dëmtuesin). Zbuloi krimin (vjedhjen, tradhtinë, kurthin). E zbuloi me kohë.
5. fig. Arrijmarr vesh, arrijkuptoj diçka që nuk e dija a që nuk e kisha kuptuarparë; arrijpërcaktoj qartë diçka, duke u menduar, duke bërë analizë e duke nxjerrë përgjithësime, gjej; nxjerrshesh. I zbuloi mendimin. Zbuloi shkakun (gabimet, dobësitë, të metat, anët e dobëta). Zbulon mundësimëdha. Zbuloi si ka qenë e vërteta. Zbuluan rrugë (metoda, mënyra) për të rritur prodhimin. Zbulon tiparet e ndryshmeheronjve. Ç’bluan mendja i zbulon zemra. (fj. u.). Mos e zbulo gunën. (fj. u.).
6. I bëjditur dikujt një vendim, një çështje, një gjendje etj., i njoftoj; parashtroj, shtjelloj para dikujt. Zbuloi para botës gjendjen e vërtetë të emigracionit.
Sin.: zhvesh, heq, çmbështjell, nxjerr, diktoj, vërej, pikas, gjej, qit, shquaj, shpik, shpërfaq, njoftoj, parashtroj, shtjelloj, mësoj.
Ka zbuluar Amerikën! (dikush) iron. kujton se thotë ndonjë gjë të madhe, të re, të panjohur a të zgjuar, të cilën e dinëgjithë prej kohësh. I zbuloj (i nxjerr) *rrënjët (diçkaje).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.