Fjalori

Rezultate në përkufizime për “pikaderdh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PIKADERDH

PIKADÉRDH vep., ~A, ~UR krahin. 1. jokal. E derdh ujin ose një lëng tjetër pika-pika. Pikaderdhte çatia. Pikaderdhte çezma (rubineti, muslluku).
2. kal. Stërpik me pikla uji. Po pikaderdh duhanin e grirë.
3. kal. Ndot me ujë të papastër, me llurbë balte etj. E pikaderdhi kokë e këmbë.

PIKADERDHJE

PIKADÉRDHJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Veprimi kur pikaderdh ose kur pikaderdhem.
2. Stërpikje me ujë, baltë etj.
3. Ndotje me ujë të papastër, me pikla balte etj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.